Shqipëria Postuar më 12 Shkurt 2025, 12:51

Panairi i Turizmit mblodhi mbi 100 ekspozues në Tiranë - Pjesëmarrje nga Kosova e Mali i Zi për të promovuar strukturat e tyre

Nga Diamila Leka

Panairi i Turizmit mblodhi mbi 100 ekspozues në Tiranë -

Struktura hoteliere, agjenci turistike, agroturizme, shoqata turistike nga vendi e rajoni, u mblodhën në panairin dedikuar turizmit në Pallatin e Kongreseve. Ky panair mblodhi mbi 100 ekspozues nga Shqipëria e rajoni.

Digjitalizimi dhe zhvillimi i tij do të promovojë Shqipërinë turistike edhe më tepër duke bërë që turistët e huaj të njihen me pikat tona turistike virutalisht.

“Ne kemi krijuar si agjenci dhe do vazhdojmëtë krijojmë përvoja virtuale që i lehtësojnë turistët të eksplorojnë destinacione turistike përpara se t’i vizitojnë ato. Ne gjithashtu mund të krijojmë media sociale tërheqëse të cilët inkurajojnë përdoruesit që të ndajnë me publikun përvojat e tyre të udhëtimit dhe t’i paraqesin destinacionet tona në profilet e tyre. Kjo është një mënyrë autentike dhe për këtë fakt u inspiruam vjet për të krijuar një kompeticion ndërkombëtar.”

-Zana Çela Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit

Për kreun e Shoqatës së Tur-Operatorëve Besnik Vathi, panaire të tilla janë të frytshme duke krahasuar edhe me panaire të kaluara.

 

“Ky panair është panairi më i madh le të themi në fushën e turizmit në Shqipëri që është bërë deri më tani. Qoftë nga pjesëmarrja, qoftë nga interesimi dhe i vizitorëve që po vijnë por edhe nga prezantimi i sektorëve të ndryshëm në Shqipëri.”

-Besnik Vathi- Kreu i shoqatës së Tur-Operatorëve

Në këtë panair, pjesëmarrje kishte edhe nga vendet e rajonit si Mali i Zi, Kosova. Një organizatë turistike u bë pjesë e panairit për të promovuar turizmin e Tuzit të cilët merrnin pjesë për herë të parë. Por, nuk mungonin edhe strukturat hoteliere të Kosovës.

 

“Kjo është hera e parë që marrim pjesë në këtë panair. Qëllimi kryesor i pjesëmarrjes në këtë panair është promovimi i turizmit të Tuzit. Edhe pse është një vend i vogël, ka pika të mëdha turistike për vendin tonë.”

- Ilir Gojçaj Menaxher në organizatën turistike të Tuzit

 

“Fillimisht qëllimi i ardhjes në këtë panair është që të kemi njohje të reja përsa i përket fushës së eksperiencave të ndryshme, prenotimeve, njoftimeve të reja. Gjithashtu edhe pjesëve të tjera që mund t’na interesojnë në pjesën e turizmit. Në orët e para, interesi kaqenë korrekt, sa i përket panairit. Ka qenë efektiv, ka pasur të interesuar nga vendet e ndryshme. Ishte produktiv. Ne do marrim pjesë edhe në panairet e ardhshme dhe ua rekomandojmë sepse është sistem i zhvillimit për të gjitha hotelet, bizneset, pavarësisht veprimtarisë.”

-Art Kasapolli – Menaxher Hoteli

 

 

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat