Panairi “Ditët e Bujqësisë 2026” rikthehet në Lushnje si platforma më e rëndësishme për sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë

Nga data 28 deri më 30 Prill 2026, Lushnja do të kthehet edhe një herë në pikën më të rëndësishme të takimit për sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë në Shqipëri, me zhvillimin e edicionit të pestë të panairit ndërkombëtar “Ditët e Bujqësisë”. Ky event, i organizuar nga Iceberg Exhibitions me mbështetjen e partnerëve të rëndësishëm institucionalë dhe private, ka arritur të konsolidohet si platforma më e plotë sektoriale në vend, duke mbledhur në një hapësirë të vetme fermerë, agrobiznese, institucione financiare, kompani teknologjie dhe organizata ndërkombëtare.
Panairi shërben si një pikë takimi për biznesin, ku krijohen lidhje konkrete, prezantohen zgjidhje të reja dhe diskutohen zhvillimet e sektorit, duke reflektuar orientimin e tregut. Edicioni i këtij viti sjell një përfaqësim të gjerë të gjithë zinxhirit të vlerës në bujqësi dhe agropërpunim. Në panair do të jenë të pranishëm aktorë të inputeve bujqësore dhe teknologjisë, kompani të makinerive dhe përpunimit, prodhues vendas, struktura të logjistikës dhe eksportit, si dhe institucione financiare dhe organizata mbështetëse. Kjo e bën panairin një ekosistem të plotë, ku jo vetëm prezantohet oferta, por edhe krijohen mundësi reale bashkëpunimi dhe zhvillimi.
Një nga elementët që veçon këtë edicion është edhe dimensioni i tij ndërkombëtar. Panairi do të mirëpresë delegacione biznesi nga Europa, përfshirë një mision tregtar nga Polonia dhe përfaqësues të sektorit të makinerive bujqësore nga Çekia, të cilët vijnë për të eksploruar mundësi bashkëpunimi dhe për të krijuar lidhje direkte me kompanitë shqiptare.
Panairi hapet zyrtarisht më 28 Prill, në orën 10:00, në hapësirën e dedikuar për evente në sheshin përpara Bashkisë Lushnje, me pjesëmarrjen e personaliteteve të rëndësishme, mes tyre edhe Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Z. Andis Salla.
Gjatë tre ditëve, përveç ekspozimit, panairi do të shoqërohet nga një program i pasur aktivitetesh profesionale, me panele diskutimi, prezantime dhe workshop-e mbi temat kryesore të sektorit, si zhvillimi i bujqësisë sipas standardeve të BE-së, varietetet autoktone, financimi, digjitalizimi dhe ndërkombëtarizimi i bizneseve.
Në një kohë kur bujqësia mbetet një nga shtyllat kryesore të ekonomisë shqiptare dhe një nga sektorët me potencialin më të madh për investim dhe modernizim, panairi “Ditët e Bujqësisë 2026” vjen si një moment kyç për të prezantuar zgjidhje, për të ndërtuar partneritete dhe për të orientuar zhvillimin e ardhshëm të sektorit. Panairi do të zhvillohet në datat 28–30 Prill në Lushnje dhe pritet të mbledhë edhe këtë vit aktorët më të rëndësishëm të sektorit në një hapësirë të përbashkët biznesi, dialogu dhe inovacioni.
Për më shumë informacion:
[email protected]
+355 69 406 3909
Hoxha publikon deklaratën e Delphit: Zgjerimi, rol qendror në agjendën e BE. Shqipëria pjesë e ndryshimit historik
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar lidhur me procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian dhe perspektivën e vendeve......
Forcohet Dollari dhe Paundi - Sa këmbehen sot valutat e tjera?
Dollari amerikan ka regjistruar rritje të lehtë nga dita djeshme duke e nisur ditën pozitivisht teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 81 lekë dhe është......
BE nis procedurën e zhbllokimit të kredisë për Ukrainën - Vetoja e Hungarisë për 90 miliardë eurot po i afrohet fundit
Bashkimi Evropian ka nisur zyrtarisht procesin e brendshëm për të zhbllokuar kredinë prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën dhe paketën e 20-të të sanksioneve......
Prodhuesi kinez gati të shesë makina “fluturuese” në 2027 - "Potencial i jashtëzakonshëm për bashkëpunim me Volkswagen”
Prodhuesi kinez i automjeteve elektrike Xpeng pret të fillojë prodhimin në shkallë të gjerë të makinave "fluturuese" vitin e ardhshëm dhe të robotëve......
Tesla rrit planet e shpenzimeve për vitin 2026 - Elon Musk po financon ëndrrat për AI dhe robotikën
Kompania Tesla rriti ndjeshëm planin e saj të shpenzimeve në më shumë se 25 miliardë dollarë për këtë vit, ndërsa CEO Elon Musk po investon në inteligjencë......
Ngushtica e Hormuzit, Irani sulmon, SHBA vijon bllokadën/ Bisedimet Iran-SHBA kanë ngecur, diplomacia e pafuqishme
Bisedimet diplomatike midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara duket se kanë ngecur, me Teheranin që refuzon premisën e bisedimeve derisa Uashingtoni të heqë......
Lufta kërkesën për energji diellore në çatitë e Evropës - Kërkesa nga pronarët e shtëpive është rritur mbi dy herë
Kërkesa për sisteme diellore në çati në të gjithë Evropën është rritur që nga fillimi i luftës me Iranin, ndërsa familjet nxitojnë të mbrohen nga çmimet e......
Monedha digjitale e Indisë si mjet i mirëqenies sociale - Projekti pilot po mbështetet edhe nga Banka Botërore
Banka qënrore e Indisë po e përdor monedhën e saj digjitale e-rupi edhe si mënyrë për të kryer pagesat sociale. Mbështetja dhe financimet për mirëqenie një......


