Pamundësia për strehim kërkon reagime të shpejta - CEPI dhe NAREA: Ja rekomandimet tona për tregun e banesave
Kriza e strehimit është një fenomen europian që duhet adresuar sa më parë. Ky është mesazhi që shoqata europiane e pasurive të paluajtëshme, ku bëjnë pjesë 35 organizata ndërkombëtare të pasurive të paluajtshme, përfshirë edhe atë shqiptare NAREA, bëjnë për politikbërësit në vendet përkatëse. Sipas ekspertëve të këtij tregu kostot e larta të ofrimit të banesave të reja në treg mund të jenë në mënyrë disproporcionale barrë në ekonomitë ku të ardhurat mesatare janë më të ulëta në krahasim me kostot e ndërtimit dhe çmimet e tregut. Në disa vende, migrimi i brendshëm dhe urbanizimi ushtrojnë presion të shtuar mbi tregjet e banesave, duke i shtyrë çmimet shumë përtej mundësive të individëve me të ardhura mesatare dhe të ulëta. Mbi këtë situatë në treg nga politikëbërësit e BE-së, dhe të shteteve kërkohet të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të trajtuar përballueshmërinë e strehimit. Sipas tyre një përgjigje e koordinuar në nivel evropian është thelbësore për të nxitur investimet, për të përmirësuar aksesin në financa, për të reduktuar kompleksitetin rregullator. Ndër rekomandimet kryesore është që qeveritë duhet të harmonizojnë politikat e strehimit, të nxisin modelet e reja për ofrimin e strehimit me kosto më efektive, programet e asistencës shtetërore për kreditim dhe qeramarrje. Po ashtu ekspertët e tregur rekomandojnë që qeveritë të digjitalizojnë dhe centralizojnë procesin e aplikimit për leje për të shpejtuar miratimet dhe për të reduktuar vonesat e panevojshme, si edhe të nxisin reduktimin e kostove të ndërtimit dhe të transaksioneve të pronave.

Saranda, me Pol të Zhvillimit Turistik - Hapet tenderi i fazës së dytë 332,5 mln lekë për lotin III
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e tenderit për fazën e dytë të investimeve për transformimin e aseteve publike me potencial zhvillimi, loti 3......

Reformimi i administratës lokale/ Balluku, me administratorët e rinj në Fier: Duhen shërbime më cilësore për qytetarët!
Pas reformimit të administratës lokale, zv.kryeministrja Belinda Balluku ka zhvilluar një takim me administratorët e rinj të 13 Njësive Administrative të......

Plan ndërhyrjesh për vaditjen në Myzeqe - Liqeni i Thanës, “ushqen” 70 vjet me ujë 40 mijë ha
Ujëmbledhësi i Thanës, një ndër veprat më të rëndësishme që “ushqen” me ujë mbi 40 mijë hektarë në Myzeqe ka një ndikim të madh për zhvillimin e bujqësisë.......

Cfarë shitëm në rajon përgjatë gjysmës së parë të vitit? Në Serbi dhe Bosnje Hercegovinë, zarzavate. Lëndët djegëse, në vendet e tjera
Eksportet shqiptare kanë shënuar një rritje të konsiderueshme në gjysmën e parë të vitit 2025, duke u bazuar te tregu rajonal. Kosova është shndërruar në......

30 mln euro për trenin Durrës-Rrogozhinë - BERZH rikonfirmon mbështetjen për projektin e tretë të madh hekurudhor
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka rikonfirmuar mbështetjen financiare për rehabilitimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë, pjesë e Korridorit VIII......

Transformimi digjital i arsimit në Shqipëri - Rreth 5.5 mld lekë për laboratorë Smart. Inteligjenca artificiale, edhe në mësimdhënie
Përmes përmirësimit të infrastrukturës, teknologjive inovative dhe kurrikulave digjitale gjithëpërfshirëse, arsimi në Shqipëri pritet të përjetojë një......

Përshpejtohen punimet për furnizimin me ujë në Shkodër - Linjë e re 70 km, përfitues do të jenë 8000 banorë
Në Shkodër po avancojnë punimet për linjën e re të ujësjellësit prej 70 km. Ky investim po realizohet falë bashkëpunimit mes Bashkisë dhe......

Britani-Francë, marrëveshja për emigrantët hyn në fuqi - Skema lejon “shkëmbimin” e azilkërkuesve midis palëve
Marrëveshja për emigrantët, midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës, ka hyrë në fuqi, me ndalimet që do të fillojnë deri në fund të javës. Skema pilot "një......