Shqipëria Postuar më 24 March 2025, 18:10

Pallati i Sportit në Gjirokastër kthehet në një qendër moderne për të rinjtë dhe sportin

Nga Scan TV
Pallati i Sportit në Gjirokastër kthehet në një qendër

Dikur një godinë e amortizuar, sot një vatër moderne sportive për të rinjtë e gjithë Shqipërisë. Pallati i Sportit në Gjirokastër është transformuar rrënjësisht dhe ka rifituar rolin e tij si qendër komunitare, ku sporti, energjia dhe të rinjtë ndërthuren çdo ditë.

Kryeministri Edi Rama, gjatë një vizite në qytet, ndaloi në ambientet e Pallatit të Sportit, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë, Flamur Golemi, dhe ministrja e Kulturës dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro. Ata inspektuan investimet e fundit dhe aktivitetet që tashmë zhvillohen në këtë hapësirë të rilindur.

“Më e rëndësishmja nga të gjitha është që bashkë me kopshtin kemi filluar aktivizimin e klasave sportive. Përveç volejbollit dhe futbollit, sot po zhvillohet kampionati kombëtar i moshave në ping-pong. Janë të rinj e të reja nga gjithë vendi që po marrin pjesë në një nga aktivitetet e radhës,” – u shpreh kryebashkiaku Golemi.

Ai theksoi se investimi nuk ka sjellë vetëm rikonstruksion fizik, por edhe funksionalizim të plotë të ambienteve ndihmëse. “Klasa e parë dhe ambienti i parë janë në shërbim të mundjes, ndërkohë kemi në vijim edhe grupe të tjera që e përdorin këtë hapësirë,” – shtoi ai.

Pallati i Sportit është kthyer në një pikë referimi për të rinjtë e Gjirokastrës dhe më gjerë, duke ofruar një hapësirë të standardeve të larta për zhvillimin e sporteve dhe aktiviteteve komunitare.

Ky investim është pjesë e një vizioni më të gjerë për të rikthyer në jetë hapësirat publike në qytetet historike të vendit, duke u dhënë atyre funksione bashkëkohore dhe duke nxitur pjesëmarrjen aktive të qytetarëve, veçanërisht të rinjve.

Live TV

Të fundit
Shqipëria 21 September Edel Strazimiri

Java nis negativisht për valutat kryesore

Dollari amerikan e ka nisur këtë javë negativisht duke humbur pikë gjatë fundjavës teksa është blerë sot me 79.2 lekë dhe është shitur me 80.1 lekë në raport......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 21 September Edel Strazimiri

Java nis negativisht për valutat kryesore

Dollari amerikan e ka nisur këtë javë negativisht duke humbur pikë gjatë fundjavës teksa është blerë sot me 79.2 lekë dhe është shitur me 80.1 lekë në raport......