Paketë me 12 nisma ligjore për integrimin në BE - Dhuka: Dekriminalizim i shpifjes ndaj gazetarëve. Në 2026 përgatisim 10-16 kapituj

Në kuadër të përmbushjes së kushteve për mbylljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian, Shqipëria ka përgatitur një paketë prej 12 nismash ligjore në fushën e shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit, drejtësisë sociale, krimit të organizuar, reformës në drejtësi e të tjera.
Kjo paketë prej 12 nismash ligjore ka në përmbajtje 6 projektligje që janë propozuar nga Qeveria dhe 6 janë iniciuar nga Kuvendi. Gjatë një konference për shtyp, Kryenegociatorja Majlinda Dhuka u shpreh se për herë të parë do të dekriminalizohet shpifja ndaj gazetarëve.
“Për herë të parë, me anë të kësaj pakete, Shqipëria do të dekriminalizojë plotësisht veprën penale të shpifjes ndaj gazetarëve duke i garantuar në të njëjtën kohë një mbrojtje të re nga kanosja për shkak të detyrës. Një numër vendesh të BE e kanë ende të kriminalizuar shpifjen, përfshirë edhe gazetarët për shkak se ekzistojnë sfida të mëdha në lidhje me dezinformimin për shkak të botës dixhitale në të cilën jetojmë. Por Shqipëria mendon se realizimi i këtoj ndryshimi është nëj investimi rëndësishëm në demokraci dhe lirinë e shprehjes dhe në forcimin e rolit të madh që kanë gazetarët në këtë drejtim”, theksoi Dhuka.
Një risi do të jetë edhe projektligji për lobimin dhe ai për sponsorizimet e donacionet, ku secili prej tyre parashikon ngritjen e një regjistri që do të garantojë më tepër transparencë për ata që ndërhyjnë në vendimarrjen politike.
“Një risi tjetër e rëndësishme është që pas shumë vitesh Shqipëria më në fund do të ketë një ligj që rregullon aktivitetin e lobimit për të rregulluar me kujdes ndërhyrjet në vendimmarrjen publike. Pas 31 vitesh, Shqipëria do të ketë një ligj të ri për donacionet dhe sponsorizimin. Ligji ekzistues është i vitit 199 duke afruar praktikën pranë standardit europian. Njëherësh do të krijohet një regjistër për lobimin ku gazetarët e qytetarët kanë informacion dhe njëkohësisht një regjistër për sponsorizimin dhe donacionet si përpjekje e jona për të rritur dimensionet e nismën ‘Shqipëria transparente’ që ministrja anti-korrupsion e ka prezantuar më herët dhe për të treguar se nisma është e gjallë dhe përmirësime të vazhduara i bëhen përpjekjes sonë për transparencë”, tha Kryenegociatorja.
Ligji për donacionet dhe sponsorizimet parashikon lehtësira fiskale për ato struktura që do të japin donacione për artin, kulturën dhe sportin. Brenda këtij viti do të shqyrtohen një numër i konsiderueshëm ligjesh në kuadër të anëtarësimit në BE, ndërsa në të 33 fushat do të punohet njëkohësisht. Sipas Kryenegociatores, në 2026 parashikohet të përgatiten 10-16 kapituj.
Si ndryshoi tregtia e Shqipërisë me “fqinjët” në një vit? Bilanci në 2025-ën. Serbia na shet më shumë, Kosova blen më pak
Shqipëria ka forcuar shkëmbimet tregtare me vendet e rajonit gjatë vitit 2025, duke shënuar rritje të konsiderueshme si në volum ashtu edhe në vlerë,......
Kryeministri Rama i shkruan presidentit të SHBA, Trump: “Privilegj dhe nder të shpreh gatishmërinë time të plotë në Bordin e Paqes”
Kryeministri Edi Rama i ka përcjellë Presidentit Donald J. Trump përgjigjen e ftesës së tij për të marrë pjesë në “Bordin e Paqes” për Gazën. Në krye të......
Bashkëpunim me Italinë në disa fusha - Nga shëndetësia, energjia e mjedisi, te industria e sigurisë dhe mbrojtjes e arsimi
Komisioni parlamentar për Evropën dhe Punët e Jashtme ka miratuar marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për bashkëpunim strategjik në disa fusha, sikurse......
Shqiptarët, të shqetësuar nga rreziqet e internetit/ Në fokus, siguria e fëmijëve. Ndërsa, 6% i friksohen zëvendësimit nga IA
Interneti është shndërruar në një nga mjetet më të domosdoshme të jetës së përditshme, duke lehtësuar komunikimin, punën dhe aksesin në shërbime të ndryshme.......
Korea kryeson tregun e automjeteve në Shqipëri - Gjatë vitit të kaluar 21,4% të makinave erdhën nga ky shtet
Tregu i automjeteve në Shqipëri gjatë vitit 2025 është karakterizuar nga diversitet dhe rritje e qëndrueshme.Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të......
Banesë pa truall në pronësi? Procedurat për privatizim - Vendimi/ Kush përfiton të drejtën për tokat shtetërore në përdorim, afatet
Qeveria ka përcaktuar procedurat që duhet të ndiqen për kalimin e pronësisë së truallit shtetëror në përdorim dhe modelin e aktit të kalimit në pronësi. Pra......
Çmime kufi për shitjen e produkteve të peshkimit - Mbështetje financiare për operatorët kur prodhimi mbetet stok
Produktet e peshkimit, që dalin në treg do të kenë çmime kufi të paracaktuara. Në projektligjin për funksionimin e tregjeve të produkteve të peshkimit, të......
Kompanitë pritet të fitojnë më pak këtë vit - Besimi i të ardhurave të CEO-ve, arrin nivelin më të ulët në 5 vjet
Vetëm tre në 10 drejtorë ekzekutivë janë të sigurt në perspektivat e rritjes së të ardhurave të kompanive të tyre gjatë vitit të ardhshëm, niveli më i ulët......


