Shqipëria Postuar më 29 Tetor 2025, 17:42

Paketa Fiskale 2026, pritet të rikthehet kompensimi me 10% i TVSH-së në bujqësi

Nga SCAN TV

Paketa Fiskale 2026, pritet të rikthehet kompensimi me 10% i TVSH-së

Në Paketën Fiskale 2026 do të përfshihet edhe rishikimi i ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, me fokus korrigjimi i skemës së rimbursimit në bujqësi. Ministria e Financave ka parashikuar që fermeri të kompensohet me një normë prej 10% për tatimin mbi vlerën e shtuar, nga 0% që është aktualisht kjo normë tatimore. Kompensimi prej 10% sipas Ministrisë së Financave do të jepet direkt në llogarinë e fermerit, dhe kostoja në një vit parashikohet të arrijë në 1.5 miliardë lekë ose gati 15 milionë euro. Këto ndryshime ligjore të cilat ende nuk janë detajuar përmes një projektligji synojnë të ulë kostot për fermerët dhe ti bëjë produktet e tyre edhe më konkurruese në treg dhe të mos u mbeten stok.

Me ndryshimet ligjore të ligjit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar në 2018-2019 u vendos që TVSH-ja për bujqësinë të jetë 0%. Në këtë rast grumbulluesit, tregtarët apo kompanitë nuk kanë asnjë interes për të blerë prodhimin vendas, duke lëshuar faturë me TVSh pasi nuk e rimbursojnë dot më atë. Në variantin më të mirë, nëse e blejnë janë të detyruar që 20 përqindëshin ta ngarkojnë mbi çmim, e për pasojë, produkti final për konsumatorët del më i shtrenjtë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat