Shqipëria Postuar më 21 Korrik 2026, 16:39

Paketa e Maleve, Rama: Zhvillim e më shumë investime/ “Nuk është për oligarkët, por për trashëgimtarët e pronave”

Nga Alida Lula

Paketa e Maleve, Rama: Zhvillim e më shumë investime/ “Nuk

Kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me banorë dhe sipërmarrës në Theth, ku në fokus ishte prezantimi i “Paketës së Maleve”, tha se synimi i kësaj nisme, është zhvillimi dhe rritja e investimeve. Ai u bëri thirrje të gjithë trashëgimtarëve të pronave që ndodhen jashtë legjislacionit të ndarjes së tokës sipas ligjit 7501, të informohen mbi përmbajtjen e paketës. Kryeministri sqaroi se “Paketa e Maleve” nuk është hartuar për uzurpuesit e tokave, biznesmenët apo oligarkët, por për familjet që kanë prona të trashëguara në zonat malore ku toka nuk është ndarë sipas ligjit 7501.

Askush nuk mund të thotë se i keni sjellë njerëzit nga qyteti, ose nga Tirana, ata që marrin pjesë, sepse jeni të gjithë banorë, jeni sipërmarrës që jeni aktivë ose jeni sipërmarrës që doni të hapni aktivitet. Ne jemi këtu, sepse Thethi ka qenë një nga arsyet e Paketës të Maleve dhe është pasqyra më shembullore e potencialit, e aftësive për të bërë sukses dhe e problematikave që duhen adresuar. Ajo që duhet thënë qysh në fillim është se te Paketa e Maleve ka një keqkuptim shumë të madh. Ne e pamë të udhës të vijmë këtu. Të gjithë ata që kanë një pronë të trashëguar dhe që janë jashtë perimetrit të legjislacionit ekzistues të vitit 7501, të dëgjojnë dhe të kuptojnë se për çfarë bëhet fjalë dhe të mos bien pre e marrëzive.” – tha Rama.

Kreu i qeverisë risolli në vëmendje aksionin e prishjes së dhjetëra ndërtimeve pa leje në fshatin turistik të Shkodrës, verën e vitit të kaluar. Ai tha se ndërtimet pa leje shpërthyen, pasi banorët keqkuptuan premtimin e tij për legalizimin e objekteve në Theth të cilat ishin ekzistuese.

Unë nuk kam ardhur këtu dhe kam thënë: vazhdoni dhe ndërtoni se i legalizojmë. Se nuk kam pasur si ta them se do isha në shkelje të ligjit. Unë kam ardhur këtu dhe kam thënë që do legalizojmë këto ekzistueset. Do legalizojmë duke filluar nga ndërtimet e vjetra. Edhe ata që kanë trashëguar kulla në një zonë si kjo, nuk kishin letra. Nuk ia vinte njeri kullën në hipotekë se i thoshin në një zonë të mbrojtur, dhe duke qenë në zonë të mbrojtur mbaje kullën, nuk vjen njeri ta prishë, por nuk bëhet pronë e jotja. Pastaj realiteti i krijuar nga ata që ndërtuan më pas pa leje në kushtet kur këtu nuk kishte asgjë. Do legalizohen ata që ekzistojnë. Ajo që ndodhi ishte që pas vizitës sime shpërtheu ndërtimtaria e paligjshme aty, meqë po e legalizojmë thanë hajt se po futemi. U arrit të goditej kartolina botërore e Thethit. Po të shkosh e të shkruash Theth në të gjitha gjuhët e botës, është kisha me lëndinën e gjelbër. Lëndina e gjelbër u zaptua, u vunë e shtëpiza druri, u rrethua, u shtrua me zhavorr dhe u kthye në një plagë mu në mes të Thethit?"– shtoi Rama.

Rama deklaroi se Paketa e Maleve synon të vërë në lëvizje ekonominë dhe zhvillimin e zonave malore

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat