Shqipëria Postuar më 26 Mars 2025, 15:04

Paketa e Maleve, Rama fton emigrantët të investojnë: 500 projektet e para 10 vjet pa taksa!

Nga Ola Mitre

Paketa e Maleve, Rama fton emigrantët të investojnë: 500

Nga Shkodra kryeministri Edi Rama prezantoi ligjin e sapomiratuar “Paketa e Maleve”, që ka në fokus rritjen e investimeve në zonat malore të vendit përmes lehtësive fiskale.

Sipas Ramës, aplikimi i këtij ligji synon të kapërcejë pengesat dhe vonesat në zhvillimin e pronës në territoret malore, ndërsa ftoi emigrantët të rikthehen për të investuar.

“Është një paketë që adreson ëndrrën edhe dëshirën për t’u kthyer te toka e të parëve qoftë nga qyteti brenda për brenda Shqipërisë në fshat, qoftë nga jashtë në fshat përsëri, pra nga jashtë Shqipërisë dhe për të investuar aty kursimet ose fondet e marra me kredi dhe për këtë arsye kemi vënë në dispozicion dhe një linjë komplet të re financimi nga Banka e Shqipërisë, është 250 milionë euro në bankat e nivelit të dytë, me një garanci 70% të kolateralit nga shteti që kush dëshiron mund ta përdorë pikërisht edhe për këtë paketë”, - tha Rama.

Ministri i Ekonomisë Blendi Gonxhja foli për avantazhet që pritet të sjellë zhvillimi i turizmit malor.

“Ne kemi diell 9 deri 10 muaj në vit dhe ky është një potencial jo vetëm që ne duhet ta shfrytëzojmë jo vetëm për një eksperiencë më të fortë rurale, për një eksperiencë. më të fortë turistike të shfrytëzimit të të gjithë potencialeve tona natyrore, të shfrytëzimit të zonave tona të mbrojtura, ku itineraret ekzotike të një Shqipërie unike bëhen edhe më të veçanta, më tërheqëse”, - tha Gonxhja.

Ndërkaq, ministri i shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku tregoi procedurat që do të ndiqen për shpalljen e zonave zhvillimore me përparësi, si një parakusht për nisjen e aplikimeve.

“Këtë bashkia e bën bazuar në vlerësimin e saj për territoret e ndryshme brenda bashkisë që mund të marrin këtë status. Më pas ky status, pasi verifikohet kalon në një vendim të Këshillit të Ministrave, duke i dhënë një zone të caktuar këtë status të posaçëm. Më pas çdo person, i cili brenda kësaj zone ka një territor të cilin ai e posedon apo e ka me pronësi dhe kërkon të zhvillojë brenda kësaj zone, i bën kërkesë bashkisë për të marrë statusin e poseduesit jopronar. Bashkia bën një seri verifikimesh. Nëse kalohet edhe kjo fazë merret një vendim i Këshillit Bashkiak për t’i dhënë këtij personi statusin e poseduesit jopronar. Me këtë status në dorë personi shkon pranë Këshillit Kombëtar të Territorit dhe merr lejen e zhvillimit për të ndërtuar një objekt”, - tha Mazniku.      

Sipas parashikimeve ligjore 500 projektet e para do të operojnë 10 vjet taksa.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat