Shqipëria Postuar më 6 Maj 2026, 19:29

Paketa e Maleve ‘mbyllet’ në maj, Demo: Miratuam zonat prioritare në bashkitë Delvinë, Konispol dhe Pogradec

Nga SCAN TV

Paketa e Maleve ‘mbyllet’ në maj, Demo: Miratuam zonat

Në mbledhjen e saj të sotme qeveria ka miratuar zonat prioritare të zhvillimit, pjesë e Paketës së Maleve për bashkitë Delvinë, Konispol e Pogradec. Rreth vendimit të qeverisë, menjëherë pas mbledhjes ministri Ervin Demo deklaroi:

“Sot sapo kemi miratuar tre bashki të reja për sa i përket paketës së maleve. Propozimet e ardhura për zonat prioritare janë miratuar për Bashkinë Delvinë, Konispol dhe Pogradec.

​Tashmë numri i bashkive ka kaluar pothuajse dy të tretat dhe normalisht në pjesën më të madhe të bashkive ka avancuar faza e aplikimit nga qytetarët për sa i përket paketës së maleve në kontekstin e zonave prioritare dhe mbi të gjitha, në kontekstin e zhvillimit lokal rural.

​Javët që do të kemi përpara besoj do të jenë bashkitë e fundit dhe besoj brenda muajit maj e përfundojmë të gjitha bashkitë e vendit me zonat prioritare të miratuara dhe dita-ditës vetë bashkitë tashmë janë në fazën e miratimit të aplikimeve në këshillat bashkiakë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat