‘Paketa e Maleve’, KQZ lejon vijimin e procedurës parlamentare për miratimin e projektligjit
Procedura parlamentare për miratimin e projektligjit "Për Paketën e Maleve" do të rinisë. Vendimin e ka marrë Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve pranë KQZ-së. Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit në një postim në rrjete sociale ka vlerësuar si të rëndësishëm këtë vendim.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, i sugjeronte Kuvendit të mos miratonte dy projektligje, me arsyetimin se ato mund të cenonin disa nene të Kodit Zgjedhor për nismat elektorale. Një prej tyre ishte Paketa e Maleve, për të cilën tashmë është dhënë drita jeshile për shqyrtim dhe votim në Kuvendin e Shqipërisë.
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit thekson se ky projektligj është plotësisht në përputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor dhe nuk bie ndesh me legjislacionin në fuqi.
Me miratimin e këtij projektligji synohet nxitja e zhvillimit ekonomik, veçanërisht në sektorin e agroturizmit në zonat malore. Një ndër aspektet më të rëndësishme të paketës është edhe parashikimi për dhënien e titujve të pronësisë për tokat shtetërore, për individët që provojnë se i zotërojnë ato faktikisht.
Sondazh

Ministri Hasani, vizitë zyrtare në Kuvajt: Shqipëria, potencial të lartë për investimet kuvajtiane
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka zhvilluar një vizitë zyrtare dy-ditore në Kuvajt. Vizitën e ka nisur me një takim produktiv......

“Në verë preferohet autobusi”-Zani: Biletat low-cost të kompanive ajrore rrisin konkurrencën
Edhe pse numri i hyrjeve nga Shqipëria në pikat kufitare tokësore greke u ul gjatë vitit të kaluar, në tre muajt e verës pati një rritje të lehtë. Nga ana......

Rrjeti energjetik edhe më i sigurtë-Zv/kryeministrja Balluku inspekton punimet e fuqizimit të nënstacionit Tirana 1
Nënstacioni elektrik Tirana 1, pranë Zogut të Zi po rikonstruktohet me qëllim fuqizimin e tij. Gjatë një inspektimi, Zëvendëskryeministrja, njëherësh......

Më 1 mars nis shpërndarja e bonusit për pensionistët-Rama: Vendimi i qeverisë është marrë më 9 janar
Më 1 mars do të nisë shpërndarja e bonusit të pranverës për pensionistët. Lajmi është bërë I ditur nga Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet......

Prodhuesit, kundër draftit të mbetjeve-“Nuk i shërben zgjidhjes së situatës, kosto pa përfitime”
Bizneset që importojnë apo prodhojnë produkte, të cilat krijojnë mbetje, do të kenë përgjegjësi për t’i menaxhuar ato. Gjatë diskutimit të projektligjit që......

Shqiptarët tërhoqën 378 mld lekë nga bankomatët-BSH: 2024 shënoi rritjen më të madhe të numrit të ATM-ve në 4 vitet e fundit
Vitet e fundit, numri i bankomatëve është rritur me një ritëm shumë të shpejtë në të gjithë vendin. Aktualisht, në Shqipëri numërohen 1011 bankomatë, ku......

OECD vlerëson Inspektoratin e Punës-Në janar, inspektohen 772 subjekte dhe kontrollohen rreth 11 mijë vende pune
Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore është vlerësuar pozitivisht nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, OECD. Në raportin e......

Shqipëria, treg kyç në turizmin Ballkanik-Bagçi: Ruani kulinarinë dhe kulturën, e bën produktin tuaj unik
Shqipëria po kthehet në një destinacion të rëndësishëm turistik dhe ndër shtetet e Ballkanit vlerësohet si një vend me imazh të rëndësishëm dhe rritje të......