Shqipëria Postuar më 26 Prill 2026, 10:32

“Paketa e Maleve” dhe “dyfisho ndërmarrjen tënde”, mjete që zhvillojnë ekonominë

Nga Lidion Kulla


Qeveria shqiptare po promovon “Paketën e Maleve” si një program kombëtar për të nxiturzhvillimin rural, turizmin malor dhe rikthimin e investimeve të diasporës në zonat e thella tëvendit. Në podcast-in e kësaj jave, kryeministriRama e cilësoi këtë nismë si një mundësikonkrete për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit,që të kthejnë pronat e trashëguara në sipërmarrjetë organizuar dhe burim të qëndrueshëm tëardhurash.

Sipas Ramës, programi synon t’i japë njëdimension të ri Shqipërisë malore, duke transformuar shtëpitë e vjetra, tokat e trashëguara dhe fermat familjare në strukturaekonomike të lidhura me turizmin, agropërpunimin dhe zhvillimin lokal.

Një nga lehtësitë kryesore që ofron kjo paketëështë mundësia për të nisur investimin edhe pa përfunduar procesi i plotë i certifikimit tëpronësisë, veçanërisht për zonat ku pronarëtlegjitimë nuk kanë konflikte, por ende përballenme çështje të pazgjidhura ligjore. Për më tepër, 500 aplikuesit e parë që marrin leje zhvillimi do të përfitojnë përjashtim nga taksat për 10 vite.

Kreu i qeverisë u bëri thirrje emigrantëveshqiptarë që të shohin tokat dhe pronat familjarejo vetëm si trashëgimi emocionale, por si njëmundësi reale biznesi që mund të sigurojë tëardhura më të larta se puna jashtë vendit.

“Paketa e Maleve” konsiderohet si njëinstrument i ri për të rigjallëruar ekonominë e zonave rurale, për të frenuar braktisjen e tyredhe për të krijuar një model të ri zhvillimi tëbazuar te resurset lokale dhe potenciali turistik.

“Dyfisho ndërmarrjen tënde” do të nisërrugëtimin

Pas Paketës së Maleve vjen edhe një program iri i qeverisë së Shqipërisë, së bashku me Bankëne Shqipërisë dhe me bankat e nivelit të dytë, icili së shpejti do të firmoset për të nisurrrugëtimin e tij dhe për të pritur në këtë rrugëtimtë gjithë ata, të cilët duan të dyfishojnëndërmarrjen e tyre.

Një program i fuqishëm kreditimi me interesamë të arsyeshme sesa ato komerciale të bankavetë nivelit të dytë dhe me garanci nga qeveria e Shqipërisë, po bëhet më në fund gati për t'ishërbyer të gjithë atyre shqiptarëve dheshqiptareve që me kurajë, me vullnet, por edheme largpamësi kanë zgjedhur të hapin rrugënpërmes sipërmarrjes; kanë zgjedhur të krijojnënjë biznes të vogël i cili tanimë është gati tërritet, por ka nevojë për mbështetjen financiareqë përndryshe ata nuk mund ta sigurojnë dot. Kjo është një rrugë e re dhe së shpejti, të gjithëata që kanë një ndërmarrje të vogël apo tëmesme, të gjithë ata që kanë një pikë prodhimi, që duan ta dyfishojnë dhe ta rrisin, të gjithë ataqë kanë një start-up dhe që duan ta transformojnë në një ndërmarrje prodhuese, fitimprurëse, do të kenë të hapur derën e programit “Dyfisho ndërmarrjen tënde”.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat