Shqipëria Postuar më 15 Korrik 2025, 10:18

Paketa e maleve/ Denaj: Aplikimet dorëzohen përmes portalit e-Albania!

Nga Edel Strazimiri

Paketa e maleve/ Denaj: Aplikimet dorëzohen përmes portalit e-Albania!

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj rikujtoi në rrjete sociale se janë hapur tashmë prej pak ditësh aplikimet për Paketën e Maleve nga i cili parashikohet të mbështeten 500 projekte që do të përfitojnë lehtësi fiskale.

“Shprehni interesin për të investuar në tokën që posedoni dhe bëhuni pronarë të saj me Paketën e Maleve duke ndjekur disa hapa shumë të thjeshtë në portalin www.paketaemaleve.gov.al.”, shkroi Denaj.

Ministrja tha se, për investimin përfitohen lehtësi fiskale, 10 vjet pa asnjë taksë.

Përmes “Paketës së Maleve” synohet: zhvillim i qëndrueshëm i ekonomisë rurale; promovimi i produkteve “Made in Albania”; lehtësi procedurash për pronësinë dhe ndërtimin; politika fiskale stimuluese dhe zgjerim i hartës turistike.

Nisma për “Paketën e Maleve” përmes projektit “Investo në tokën tënde”, synon të ofrojë një qasje realiste për tërheqjen e investimeve në zonat malore të vendit, falë politikave të reja të mbështetjes kundrejt investitorëve.

Paketa synon të krijojë një ekuilibër në zhvillimin e qëndrueshëm të aktiviteteve ekonomike të turizmit malor, bujqësisë, industrisë dhe inovacionit të lidhur me ekosistemin e këtyre zonave, bazuar në mbrojtjen e peizazhit natyror, ruajtjes së trashëgimisë kulturore, kulturës dhe identitetit lokal në këto zona të shpallura me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat