Shqipëria Postuar më 24 Prill 2026, 11:14

“Paketa e Maleve”, 40 bashki caktojnë zonat prioritare - Trajtimi i mbetjeve në zonat turistike, Gonxhja: Synohet nivel i lartë pastrimi

Nga Fabjona Pasho

“Paketa e Maleve”, 40 bashki caktojnë zonat prioritare -

Numri i bashkive të cilat kanë përcaktuar zonat prioritare për paketën e maleve ka shkuar në 40. Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo dhalajmin se së fundmi janë shtuar edhe 4 bashki të tjera, ndërsa interesi i qytetarëve që aplikojnë është në rritje.

“Sot kemi vazhduar me miratimin e zonave prioritare të bashkive. Janë 4 bashki të tjera që kanë miratuar zonat pritoritare dhe tashmë shkojmë në numrin 40 të bashkive. Është rritur interesi për paketën e Maleve. Një pjesë e mirë e bashkive do miratojë me miratimin e këshillit bashkiak. Ajo çfarë ne konstatojmë është që vetë bashkitë janë duke konstatuar një interes  ë shtuar të banorëve dhe të shqiptarëve që kanë lidhje të fortë me vende të caktuara. Me miratimin e 4 bashkive të fundit do vazhdojmë me ritme të shpejta”, u shpreh Demo.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i pyetur për trajtimin e mbetjeve në zonat turistike dhe mungesën e ujit tha se problematikat janë adresuar dhe po merren masat nga institucionet përkatëse.

“Krijimi i ministrisë së re ka sjellë riorganizim institucional. Janë ndërmarrë hapa konkretë nga Ministria e Mjedisit. Në kuadër të përmirësimit të shërbimeve për pastrimin e zonave bregdtare.

Është shtuar një kontratë që përfshin edhe Lezhën dhe Pogradecin. Synohet nivel më i mirë pastrimi, veçanërisht gjatë sezonit turistik. Po vendosen orare të përcaktuara për menaxhimin e mbetjeve”, u shpreh Gonxhe.

Ndër të tjera, në mbledhjen e qeverisë është miratuar edhe rritja e shpërblimve për sportistët elitarë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat