“Pak persona kontribuojnë për pension privat” - AMF: Rritja e pjesëmarrësve në këtë treg mbetet sfidë
Edhe pse tregu i pensioneve private ka pasur një ecuri pozitive në 2024, rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve mbetet një sfidë për zhvillimin e mëtejshëm të tij.
Në raportin e saj vjetor, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) thekson se për shkak të besueshmërisë së ulët, numri i qytetarëve që kontribuojnë për një pension privat vijon të jetë shumë i ulët.
Për këtë arsye, në 2025, angazhimi për rritjen e pjesëmarrjes dhe përmirësimin e ofertës do të jetë thelbësor për të përballuar këtë sfidë dhe për të siguruar një zhvillim të qëndrueshëm të tregut të pensioneve private në Shqipëri.
Numri i anëtarëve në fondet e pensionit privat në dhjetor 2024 ka arritur në 44,263 duke pësuar një rritje prej 15.93% në krahasim me 2023.
Në një hark kohor prej 5 vitesh, personat që kontribuojnë edhe për një pension privat, krahas atij shtetëror, janë shtuar gjithnjë e më shumë.
Po sa prej tyre kontribuojnë individualisht dhe sa përmes punëdhënësit të tyre?
Në fund të vitit të kaluar, 22,934 anëtarë, ose 51.81% e numrit të anëtarëve në treg kanë lidhur kontratë individuale me shoqërinë administruese dhe 21,037 anëtarë ose 47.53% kanë lidhur kontratë me shoqërinë administruese dhe punëdhënësit të cilët ka zgjedhur të kontribuojmë në fondin e ofruar nga shoqëria administruese, pa krijuar një fond pensioni me pjesëmarrje të mbyllur.
Ndërsa 292 anëtarë ose 0.66% kanë lidhur njëkohësisht si kontrata individuale ashtu edhe kontrata në cilësinë e punëmarrësit për anëtarësim në fondin e pensionit privat të përzgjedhur nga punëdhënësi.
Në tregun e fondeve të pensionit privat, prioritet mbetet monitorimi i përshtatjes së aktivitetit të shoqërive administruese e depozitarëve të licencuar, si dhe fondeve të pensionit privat, me kuadrin ligjor e rregullator në fuqi.
Viti 2024 ishte një vit i rëndësishëm pasi brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e Ligjit “Për Fondet e Pensionit Privat”, AMF plotësoi edhe kuadrin nënligjor të tij.
Sondazh

Tarifat, Fed qëndron në “pritje” - Rritja ekonomike e SHBA-së ngadalësohet mes pasigurive tregtare
Rritja ekonomike e Shteteve të Bashkuara duket se po ngadalësohet, me shpenzimet e konsumatorëve që rriten në mënyrë modeste dhe një rritje të shpejtë të......

Super kapacitetet e centraleve energjetike - Miratimet e projekteve për t’u lidhur me rrjetin arrijnë në 3535 MW, ERE: Duhen investime
Numri i centraleve të prodhimit të energjisë elektrike që kërkojnë të lidhen me rrjetin e transmetimit ka pësuar rritje të ndjeshme, teksa të dhënat zyrtare......

“Në 4 vite, 49 mln shërbime nga e-albania” - Rama: Jemi duke punuar për ID elektronike evropiane
Më shumë se 95% e shërbimeve publike janë online, të aksesueshme nga çdo pajisje dhe nga çdo vend, ndërsa platforma e-albania është bërë porta hyrëse në......

Trump “bashkon” Evropën - Si mund të përfitojë BE nga politikat e SHBA-së?
Një raport i ri strategjik parashikon se politikat e Presidentit të SHBA-së Donald Trump janë pikërisht mjekimi që i duhet Bashkimit Evropian për t'u bërë......

Kina, furnizuesi kryesor i vendit edhe në Mars/ Eksportet paraqiten me rritje. Energjia dhe tekstilet, motorët kryesorë
Tregtia e jashtme e Shqipërisë për Marsin 2025 sjell disa sinjale pozitive për ekonominë vendase, me një rritje të ndjeshme të eksporteve dhe një ulje të......

“Subvencionojmë sektorin e bimëve mjekësore” - Berisha: Do të dyfishojmë buxhetin për bujqësinë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me prodhues të bimëve mjekësore, premtoi subvencionim për këtë sektor. Sipas tij, edhe......

Rikthehet tarifa turistike në Venecia - Vizitorët ditorë, 5 euro për të hyrë në “qytetin lundrues”
Tarifa e hyrjes në Venecia do të rifillojë nga data 18 prill, me risinë kryesore të këtij viti që udhëtarët ditorë të minutës së fundit do të paguajnë......

6 mln euro dëm ekonomik nga mashtrimet kompjuterike - SPAK: Call center-at nxisin individët të investojnë në platforma të rreme online
Mbi 6 milionë euro rezulton të jetë dëmi ekonomik nga mashtrimet kompjuterike në 2024. Sipas Raportit Vjetor të SPAK, gjatë vitit që lamë pas është rritur......