Pajisje “Made in Albania” për Forcat e Armatosura - Qeveria miraton shoqërinë e përbashkët për prodhimin e mjeteve motorike
Këshilli i Ministrave ka miratuar kushtet e negocimit të shoqërisë shtetërore “KAYO”, sh.a., me shoqëri tregtare private, për krijimin e një shoqërie aksionare të përbashkët, me qëllim mes të tjerave prodhimin ose përshtatjen e mjeteve motorike të posaçme, për t’u përdorur nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, strukturat e sigurisë dhe të emergjencave civile.
Shoqëria “KAYO”, sh.a., do të ketë një pjesëmarrje jo më të ulët se 45% të aksioneve në shoqërinë e përbashkët që do të krijojë me shoqëri private, sipas këtij vendimi.
Gjithashtu, “KAYO”, sh.a., do të kontribuojë në entitetin e ri tregtar, me pasuri të paluajtshme, në masën jo më pak se 20 000 m2, që do t’i vihen në përdorim shoqërisë së përbashkët, pa të drejtë tjetërsimi. Po kështu gjatë procesit të negocimit, në çdo rast siguron nga subjekti me të cilin negocion minimalisht: një vlerë investimi jo më të ulët se 15 milionë euro në harkun kohor të 3 (tre) vjetëve; punësimin e jo më pak se 150 punonjësve në harkun kohor të 3 vjetëve; ofrimin e linjave teknologjike të prodhimit të mjeteve të blinduara, sipas nevojave operacionale të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe të standardeve të NATO-s, si dhe sigurimin e rrjetit të shpërndarjes së produkteve, në rast eksporti.
Përpos parashikimeve të tjera, objekti i aktivitetit të shoqërisë tregtare që do të krijohet do të përmbajë prodhimin dhe tregtimin e mjeteve ushtarake, dhe mjeteve për përdorim nga strukturat e sigurisë e të emergjencave civile. Gjatë negociatave, administratorët e shoqërisë që do të krijohen zgjidhen me dakordësinë e shoqërisë “KAYO”, por edhe siguron nga pala tjetër se minimalisht 50% e këshillit drejtues që do të krijohet do të emërohen nga “KAYO”, sh.a.
Shoqëria “KAYO”, sh.a., ofron nëpërmjet strukturave të ruajtjes dhe sigurisë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë garancinë e sigurisë fizike të ambienteve të prodhimit të mjeteve ushtarake, të dhënat teknike dhe tregtare në lidhje me këto mjete dhe sigurimin e çdo informacioni teknik dhe projektimi të këtyre mjeteve, në përputhje me legjislacionin që rregullon veprimtarinë e tyre.

Ulet numri i punonjësve me pagë minimale/ Sektorët publikë në rritje dyshifrore, bujqësia në fund të listës
Gjatë tremujorit të parë të vitit 2025, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar në Shqipëri arriti në 82,210 lekë, sipas të dhënave të publikuara nga......

Integrimi në BE - Së shpejti hapet grupkapitulli katër për Shqipërinë
Shqipëria shënon një tjetër hap të rëndësishëm në rrugën e integrimit drejt Bashkimit Europian dhe brenda muajit qershor pritet të hapë grupkapitullin e......

“IA” nxit konsumin e energjisë në nivele rekord - Qendrat e të dhënave do të rrisin ndjeshëm kërkesën në SHBA
Qendrat e të dhënave, që kërkojnë shumë energji për të furnizuar inteligjencën artificiale dhe kriptovalutat, do ta shtyjnë konsumin e elektricitetit në SHBA......

BB ul parashikimet e rritjes globale - Shkak, barrierat tregtare dhe pasiguria politike
Banka Botërore uli parashikimet e rritjes ekonomike globale, duke përmendur tensionet e larta tregtare dhe pasigurinë politike si faktorë kryesorë. Trazirat......

Mbi 8400 aplikime online për leje ndërtimi/ Gjatë 5 muajve, Marsi dhe Prilli shënojnë numrin më të lartë
Sektori i ndërtimit në Shqipëri vijon të tregojë shenja të forta dinamike dhe interesi të lartë nga qytetarët dhe investitorët. Sipas të dhënave të......

Itali, makinat me naftë Euro 5 “dalin në pension” - Disa rajone do të kufizojnë qarkullimin e tyre për të reduktuar emetimet
Nga 1 tetori i ardhshëm, makinat me naftë që përmbushin standardin Euro 5 nuk do të jenë më në gjendje të qarkullojnë lirisht në Lombardi, Piemonte, Veneto......

Tejkalojmë BE për energjinë nga hidrocentralet - Raporti i OECD: Shqipëria, intensitetin më të ulët të emetimeve të karbonit
Shqipëria jo vetëm që kryeson rajonin në drejtim të përafrimit dhe zbatimit të legjislacionit me Bashkimin Evropian për kapitujt që lidhen me Agjendën e......

Barcelona planifikon zgjerimin e aeroportit - Investimi prej 3.2 miliardë eurosh do të rrisë ndjeshëm kapacitetin
Katalonja ka dhënë miratimin që operatori i aeroportit Aena të kryejë një zgjerim prej 3.2 miliardë eurosh të aeroportit Barcelonë-El Prat, u tha gazetarëve......