Pagesat në euro me AIPS ngadalësojnë ritmin - BSH: 357 mijë transaksione në 11 muaj, por nëntori sinjalizon frenim të aktivitetit

Pagesat në euro të kryera brenda vendit përmes sistemit AIPS EURO kanë njohur një zgjerim të fortë gjatë vitit 2025, duke e konsoliduar këtë mekanizëm si kanalin kryesor për transaksionet me vlerë të lartë. Megjithatë, të dhënat tregojnë se pas një kulmi historik në tetor, ritmi i qarkullimit të fondeve ka shfaqur shenja ngadalësimi, duke e bërë fundvitin më të përmbajtur krahasuar me muajt e mëparshëm.
Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në 11 muajt e vitit 2025, pagesat në euro brenda vendit përmes AIPS kanë arritur në 5.6 miliardë euro, ndërsa numri i transaksioneve ishte rreth 357 mijë. E thënë ndryshe, rreth 21% më shumë veprime dhe 19% më shumë në vlerë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, duke konfirmuar zgjerimin e përdorimit të pagesave të mëdha elektronike në euro në ekonominë shqiptare.
Nga fillimi i vitit e deri më tani, rezulton që tetori të ketë shënuar rekord për shumën e pagesave të realizuara brenda vendit nëpërmjet AIPS EURO, ndërsa edhe numri më i madh i transaksioneve ka qenë po atë muaj. Sipas statistikave zyrtare, edhe në nëntor vërehet një frenim krahasuar me tetorin, megjithëse jo me të njëjtën intensitet si rënia e gushtit.
Konkretisht, në nëntor 2025 janë kryer rreth 16% më pak transaksione me AIPS EURO krahasuar me tetorin, duke zbritur nga 38.8 mijë veprime në tetor në 32.7 mijë veprime. Në të njëjtën linjë, vlera e pagesave ra me rreth 19%, nga 636 milionë euro në tetor në 514 milionë euro në nëntor, duke reflektuar një ngadalësim të dukshëm të aktivitetit në fund të tremujorit të katërt.
Banka e Shqipërisë uli së fundmi edhe komisionet për transaksionet që kryhen me AIPS EURO.
AIPS-EURO përdoret nga qeveria për të shlyer borxhin e jashtëm, nga bizneset e mëdha për të shlyer fatura në vlera shumë të larta dhe nga vetë bankat. Megjithatë, AIPS shpejton në mënyrë indirekte edhe transaksionet për qytetarët, veçanërisht kur bëhet fjalë për shuma të mëdha parash.
Fond Kombëtar për rehabilitimin e zonave minerare - Draft-Strategjia 2026-2024 kërkon ngritjen e hallkës që aktualisht mungon
Draft-Strategjia e Sektorit Minerar 2026–2040 evidenton një nga boshllëqet në administrimin e aktivitetit minerar në Shqipëri, që është mungesa e një Fondi......
Festat e fundvitit me kursime - Qytetarët: Do të shpenzojmë më pak se vitet e kaluara
Teksa afrohet ndërrimi i viteve, qytetarët përballen me çmime që nuk njohin ulje. Frutat dhe perimet, të domosdoshme për tryezën e Vitit të Ri, po blihen......
Shpërndahen 12 milionë euro për 61 bashki - Ulen borxhet e pushtetit vendor. Si do të shpërndahen fondet
61 bashkitë në vend do të përfitojnë përfitojnë 1.2 miliardë lekë apo rreth 12 milionë euro nga buxheti i shtetit, me qëllim shlyerjen e detyrimeve të......
Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët? RCC: Kosova dhe Mali i Zi udhëheqin fluksin. 52% nuk zgjodhën asnjë vend të Ballkanit
Udhëtimet janë kthyer në një pjesë gjithnjë e më të rëndësishme të jetës së qytetarëve shqiptarë, veçanërisht në vitet e fundit, ku vihet re një rritje e......
Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorante? - Çmimet nga Tirana, në zonat turistike dhe paketa e shërbimeve
Teksa viti I ri po troket, e gjithë vëmendja shkon tek mbrëmja festive. Teksa disa vite më parë për shqiptarët shihej si një darkë ku familja mblidhej në......
Centralet diellore, aplikime të reja për 135 MW - Interesi për impiante në Fier, Sarandë dhe Libohovë. Nuk përfitojnë nga masat mbështetëse
Interesi i sektorit privat për ndërtimin e centraleve fotovoltaike vijon të mbetet i lartë edhe në fund të vitit 2025, me tre aplikime të reja të depozituara......
Nga vjen rritja ekonomike? Rreth 940 milionë euro më shumë, por jo nga xhepi i familjeve
Ekonomia e vendit shënoi rritje prej 3.75% në terma realë gjatë tremujorit të tretë të vitit 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Por,......
Dobësohet sërish Dollari amerikan – Humbasin pikë edhe Euro e Paundi!
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë negativisht duke vijuar edhe këtë të premte të humbasë pikë teksa është blerë këtë mëngjes me 81 lekë dhe është......





