Pagesat në euro me AIPS “kapin pikun” - BSH: Mbi 218 mijë transaksione në janar-korrik, gati 22% më shumë se në 2024
Shuma e pagesave në euro të kryera me sistemin AIPS ka pësuar një rekord të ri në muajin korrik.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, numri i pagesave të kryera brenda vendit me sistemin AIPS EURO arriti në 218 mijë në fund të shtatëmujorit. Shifrat tregojnë se korriku rezulton të ketë shënuar rekord sidomos për sa i përket shumës së pagesave në euro, të cilat arritën në 556 milionë, ndërsa numri i transaksioneve ishte 36 mijë.
Nëse bëjmë një krahasim me periudhën janar-korrik 2024, numri i pagesave të realizuara me AIPS EURO ka pësuar një rritje me 21.8%, ndërsa edhe shuma e tyre rezulton gjithashtu me një rritje prej 22.7%. Gjithsej, shuma e transaksioneve të kryera me AIPS arriti në 3.4 miliardë euro në janar-korrik 2025.
Pavarësisht se numri i pagesave ka qenë në rritje nga muaji në muaj, shuma e tyre ka qenë në rënie që prej marsit, duke arritur nivelin më të ulët prej 510 milionë eurosh në qershor. Korriku do të shënonte për herë të parë një rritje prej gati 9% në krahasim me qershorin.
Që prej fillimit të funksionimit të tij në vitin 2022, AIPS Euro ka siguruar kursime të konsiderueshme për qytetarët shqiptarë. Me sistemin kombëtar AIPS Euro, u përcaktuan disa komisione tavan për transfertat kombëtare në euro, duke ulur ndjeshëm kostot për qytetarët në kryerjen e pagesave në euro brenda vendit. Funksionimi i sistemit të pagesave AIPS Euro u ka kursyer bizneseve dhe qytetarëve mbi 37 milionë euro në 2023-in. Deri në fund të 2024, kursimet përllogariteshin në përafërsisht 100 milionë euro.
Sistemi Shqiptar i Pagesave Ndërbankare AIPS përdoret nga bankat për të transferuar në kohë reale shuma të mëdha parash me njëra-tjetrën. AIPS mundëson kryerjen e pagesave të mëdha, të shpejta dhe të sigurta ndërmjet bankave, duke ndihmuar në mirëmbajtjen e operacioneve financiare në vend.
AIPS-EURO përdoret nga qeveria për të shlyer borxhin e jashtëm, nga bizneset e mëdha për të shlyer fatura në vlera shumë të larta dhe nga vetë bankat. Megjithatë, AIPS shpejton në mënyrë indirekte edhe transaksionet për qytetarët, veçanërisht kur bëhet fjalë për shuma të mëdha parash.

Prodhimet bujqësore shqiptare në tregjet botërore - Mbi 265 mijë ton të eksportuara në 6 muaj, rritje me 10%
Afro 265.9 mijë ton prodhime të tokës shqiptare janë dërguar në tregjet ndërkombëtare në gjysmën e parë të vitit. Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë......

Rritje e përgjithshme në tregun valutor – Forcohen monedhat e huaja!
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë në rritje duke u forcuar gjatë fundjavës teksa është blerë këtë mëngjes me 82.3 lekë dhe është shitur me 83.8 lekë......

Spanja, “pakt klimatik” për të luftuar zjarret - Kryeministri Sanchez premton mobilizim masiv në rajonet e prekura
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez premtoi një "pakt kombëtar" për të trajtuar emergjencën klimatike, ndërsa vizitoi një rajon perëndimor që po përballet me......

Ekonomia e Zvicrës rritet papritur - Shmang tkurrjen para goditjes së tarifave amerikane
Ekonomia e Zvicrës u zgjerua papritur në tremujorin e dytë të vitit, para se vendi të goditej nga një prej tarifave më të larta të SHBA-së. Rritja prej 0.1%......

Greqia forcon lidhjet energjetike me rajonin - Planifikon tre projekte të reja me Shqipërinë, Turqinë dhe Italinë
Greqia synon të forcojë lidhjet me sistemet elektrike të vendeve fqinje, falë operatorit grek të transmetimit të energjisë IPTO. Kjo është pjesë e një......

BE-SHBA, rregullorja digjitale vonon marrëveshjen - Uashingtoni pretendon lëshime për kompanitë teknologjike amerikane
Bashkimi Evropian kërkon të parandalojë Shtetet e Bashkuara që të shënjestrojnë rregullat e tij digjitale, sipas Financial Times. Të dyja palët po punojnë......

Zbulohen monedhat bullgare Euro - Ndërthuren trashëgimia dhe simbolet kombëtare
Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, i ofroi publikut një pamje të parë të monedhave euro të Bullgarisë përmes një postimi në rrjetet......

Malaj: 14770 punonjës më shumë të deklaruar në qershor
Tregu i punës në Shqipëri po reflekton shenja të qarta të rritjes ekonomike dhe përmirësimit të formalizimit, sipas të dhënave të bëra publike sot nga......