Pagesat e shpejta, nënshkruhet marrëveshja me Italinë - BSH: Deri në 40 mld lekë kursim nga sistemi i ri. Funksional brenda 18 muajsh
Është nënshkruar marrëveshja midis Bankës së Shqipërisë, Bankës së Italisë dhe 3 bankave qendrore të vendeve të Ballkanit Perëndimor për krijimin e një sistemi pagesash të shpejta. Banka e Italisë do të ofrojë për vendet e Ballkanit Perëndimor një sistem pagesash të shpejta bazuar në një kopje të shërbimit TIPS, e cila është platforma evropiane për shlyerjen e pagesave në kohë reale.
Puna për këtë platformë do të nisë në javët e ardhshme, ndërsa pritet të jetë funksionale brenda 18 muajsh.
Pagesat e shpejta kryhen nëpërmjet një sistemi pagesash që ofron shërbim të vazhdueshëm 24 orë në ditë/365 ditë në vit dhe mundëson realizimin e tyre në pak sekonda. Me transfertat e rregullta bankare zakonisht duhet të paktën një ditë pune që paratë të arrijnë në llogarinë bankare të marrësit, ndërsa me pagesat e shpejta, transferimi i parave është pothuajse i menjëhershëm midis llogarive bankare.
Përdorimi i pagesave të shpejta mund t’i kursejë qytetarëve, bizneseve, aktorëve të tregut dhe ekonomisë shqiptare, rreth 35 – 40 miliardë lekë.
Gjatë vitit të kaluar, Shqipëria nisi një projekt-pilot për pagesat e shpejta elektronike në tre qytete, Tiranë, Dibër dhe Përmet, ku 300 individë realizuan pagesa përmes aplikacioneve të ofruara nga bankat dhe institucionet e parasë elektronike në bizneset e vogla dhe të mesme për një periudhë 4 mujore pranë zonave ku banojnë.
Përmes sistemit të pagesave të shpejta (instant payment), qytetarët mund të kryejnë pagesa në markete dhe biznese të tjera përmes një kod QR. Një individ mund ta skanojë kodin nëpërmjet telefonit të tij dhe të kryejë menjëherë pagesën, pa qenë nevoja që të nxjerrë kartën dhe pa përdorur një terminal POS.
Sondazh
Frutat dhe perimet mbeten të shtrenjta - Qytetarët: Çmimet mbeten ende të larta për ne
Megjithëse norma e inflacionit ka rënë nga 4.8% në 2023 në 2.2% gjatë vitit të kaluar, çmimet e frutave dhe perimeve, një grup i rëndësishëm për tavolinat......
Kosova importoi 53.000 ton mish në 2024 - Vlera e importeve arriti mbi 117 milionë euro
Kosova ka importuar rreth 53 mijë ton mish nga vendet e ndryshme të botës në vitin 2024. Vlera e importeve arriti në 117 milionë euro, 11 milionë më shumë se......
Zjarret, 150 mld USD dëme ekonomike në Hollivud - Banesat e shumë personave të famshëm janë djegur në Kaliforni
Zjarret massive në Kaliforni priten të shkaktojnë dëme ekonomike deri në 150 miliardë dollar, sipas të dhënave paraprake. Në këtë zonë u shkatërruan mbi......
Sa pagesa kryejnë shqiptarët përmes aplikacioneve të bankave? - BSH: Rënie me 10% në nëntor, por në 11 muaj u tejkalua rekordi i 2023
Më pak individë përdorën aplikacionet e bankave për të kryer transaksione në muajn nëntor. Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se numri i......
Rritja e çmimeve të energjisë dhe metaleve nxit tregjet europiane të aksioneve!
Tregjet globale të aksioneve janë të përziera këtë javë me Wall Street në një tërheqje, dhe aksionet europiane gjerësisht më të larta. Ndërkohë që rritja e......
Qeveria përforcon kriteret e kultivimit të kanabisit - Monitorimi në BE, cilat janë procedurat e transportit dhe eksportit?
“Për të kultivuar sipërfaqe me cannabis sativa për qëllime mjekësore, qeveria shqiptare, ka miratuar kritere dhe rregulla të forta duke nisur që nga mënyra e......
Importe rekord të gazit natyror nga Rusia - BE bleu mbi 15 mln tonë LNG nga Kremlini në 2024
Në vitin 2024, Bashkimi Evropian importoi një sasi rekord të gazit natyror të lëngshëm nga Rusia. Megjithatë, sanksionet kanë kufizuar eksportet e Rusisë dhe......
Kompensimi i pronave, shtyhet afati - Drafti/ Deri në 2028, përfundojnë pagesat për vendimet përfundimtare
Qeveria ndryshon afatet për të gjithë qytetarët që përfitojnë nga ligji për kompensimin e pronave. Referuar projektligjit të miratuar nga qeveria, procesi i......