Pagesat e mëdha në euro me AIPS arrijnë kulmin - BSH: Rreth 25% më shumë transaksione në 2026-tën

Viti 2026 ka nisur me një aktivitet të lartë të pagesave bankare me vlera të mëdha në vend. Të dhënat e publikuara nga Banka e Shqipërisë tregojnë se gjatë dy muajve të parë të vitit janë realizuar volume të konsiderueshme transaksionesh, si në lekë përmes sistemit AIPS, ashtu edhe në euro përmes sistemit AIPS-EURO.
Sa i përket pagesave në lekë brenda vendit përmes sistemit AIPS, gjatë muajve janar dhe shkurt janë përpunuar në total rreth 24 mijë transaksione. Vlera e këtyre pagesave ka qenë shumë e lartë, duke arritur në rreth 2.8 trilionë lekë për vetëm dy muaj. Kjo tregon rolin e rëndësishëm që ka ky sistem në kryerjen e transfertave të mëdha financiare në ekonomi, kryesisht mes bankave, institucioneve dhe bizneseve.
Nëse shohim ecurinë mujore, aktiviteti ka qenë më i lartë në janar, kur përmes sistemit AIPS u transferuan mbi 1.5 trilionë lekë, ndërsa në shkurt vlera e pagesave ishte rreth 1.3 trilionë lekë. Pra, muaji i dytë i vitit ka shënuar një rënie të lehtë të volumit të pagesave, por niveli mbetet sërish shumë i lartë dhe tregon një qarkullim të fortë fondesh në ekonomi që në fillim të vitit.
Ndërkohë, pagesat në euro brenda vendit përmes sistemit AIPS-EURO kanë nisur vitin me rritje. Në dy muajt e parë të vitit janë realizuar rreth 66 mijë transaksione, duke u rritur me 25% në krahasim me një vit më parë.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, vihet re një zgjerim i aktivitetit në këtë sistem. Në janar-shkurt 2025, përmes AIPS-EURO u realizuan rreth 53 mijë pagesa me një vlerë totale prej 891 milionë eurosh. Kjo do të thotë se në fillim të vitit 2026 numri i pagesave në euro është rritur ndjeshëm, ndërsa edhe vlera e tyre ka shënuar rritje.
Rritja e përdorimit të këtij sistemi lidhet kryesisht me transaksionet mes bizneseve dhe institucioneve financiare, të cilat gjithnjë e më shpesh kryhen në euro edhe brenda vendit.
Sistemi AIPS, i administruar nga Banka e Shqipërisë, përdoret për kryerjen e pagesave me vlerë të madhe në lekë brenda vendit dhe kryesisht shfrytëzohet nga bankat, bizneset dhe institucionet. Përmes tij realizohen transferta të rëndësishme financiare, si për shembull pagesa të mëdha të bizneseve ndaj furnitorëve, pagesa të institucioneve shtetërore për kontrata publike, apo shlyerje detyrimesh mes bankave.
Ndërkohë, sistemi AIPS-EURO funksionon në të njëjtën mënyrë, por për pagesat në euro që kryhen brenda Shqipërisë. Ky sistem përdoret zakonisht për transaksione mes bizneseve që operojnë me kontrata në euro, si pagesa për importe, shërbime apo investime, si edhe për transferta në euro mes bankave për llogari të klientëve të tyre.
Qeveria u kërkon kompanive të naftës: Kujdes me rezervën/ Ibrahimaj: Po monitorojmë tregun përditë, ja pse kemi çmime të larta
Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj nuk e përjashton mundësinë e uljes së taksave të naftës e më specifikisht akcizës, për të ulur çmimin final. Teksa......
SHBA, ligj për uljen e çmimeve të banesave - Tregut amerikan i mungojnë 4 milionë banesa të reja
Republikanët dhe demokratët në Kongresin Amerikan po mbështesin legjislacionin për të inkurajuar strehim më të përballueshëm, në një shembull të rrallë të......
Pasojat e konfliktit, Spanja e vetmja në BE që përballon - Fatura të lira falë investimeve në energjinë e rinovueshme
Lufta e Iranit e ka zhytur botën në një krizë energjitike brenda natës. Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit dhe ulja e eksporteve të energjisë në Lindjen e......
Porti i ri në Porto Romano, tërhiqet kompania ofertuese/ Karakaçi: Shkak kostot ekonomike, arsyet politike nuk do ta frenojnë projektin
Ofertuesi për ndërtimin e Portit të ri Tregtar në Porto Romano është tërhequr për arsye ekonomike. Në daljen për mediat pas mbledhjes së qeverisë, ministri i......
Takimi me Komisioneren Kos në Bruksel, Ministri Hoxha: Progresi i Shqipërisë reflektohet në reformat gjithëpërfshirëse
Në vijim të vizitës së parë zyrtare në Bruksel në cilësinë e kreut të diplomacisë shqiptare, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua......
Harta e çmimeve të naftës, si renditet Shqipëria? Tregjet globale shtyjnë çmimet. Disa vende ndërhyjnë për të frenuar shtrenjtimin
Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare vijojnë të qëndrojnë në nivele të larta, duke reflektuar tensionet dhe pasiguritë në tregun global të energjisë.......
“Mbi 24 mijë inspektime gjatë 2025” - Sula prezanton planin e reformave të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor
Inspektori I përgjithshëm, Dashnor Sula ka zhvilluar një tryezë diskutimi me inspektoratet rajonale të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor. Diskutimi u ndal......
Ku t'i investoni kursimet në mars? - Rritje e lehtë e interesit për bonot 12-mujore në ankandin e fundit
Interesi i bonove 12-mujore të thesarit ka shënuar një rritje të lehtë në ankandin më të fundit. Në ankandin e datës 10 mars, norma mesatare e interesit për......


