Shqipëria Postuar më 8 Tetor 2025, 18:38

Pagesat e energjisë me kartë mirëpriten nga klientët, Hima: Krijon shumë lehtësi 

Nga SCAN TV

Pagesat e energjisë me kartë mirëpriten nga klientët, Hima:

Mundësia e krijuar për të paguar energjinë elektrike me kartë bankare në pikat e OSHEE, është mirëpritur nga klientët. Drejtori i shitjeve dhe arkëtimeve Mentor Hima, tha për Scan tv se tashmë kjo metodë e thjeshtë pagese po aplikohet dhe përdoret kudo në Tiranë.

“Është një mundësi shtesë për pagimin e faturës së energjisë elektrike. Tashmë kjo formë, meqë shumë klientë janë familjarë me të për shkak të pagesave në pikat e shitjes në treg, po përdorët gjerësisht. Mënyra e aksesimit është shumë e thjeshtë”, tha Hima.

Javën e kaluar OSHEE shtoi si shërbim të ri edhe pagesat me kartë në pikat e kryeqytetit. Projekti pilot, që është lehtësisht i zbatueshëm, në një fazë të dytë, planifikohet që të shtrihet në gjithë vendin.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat