Shqipëria Postuar më 8 Dhjetor 2025, 09:55

Pagesat digjitale, Ibrahimaj: Shqipëria mes vendeve të zhvilluara - ‘Cashless Albania 2030’, transformimi i pagesave nis nga viti 2026

Nga Ernilda Luzi

Pagesat digjitale, Ibrahimaj: Shqipëria mes vendeve të zhvilluara -

Shqipëria pozicionohet mes vendeve më të zhvilluara që kanë adoptuar modelet më të avancuara të pagesave pa para fizike, cash me nisjen e nismës “Cashless Albania 2030”.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit bën të ditur se transformimi ekonomik dhe digjital i vendit, që pritet të nisë në fillim të vitit 2026, mbështetet në tre shtylla kryesore: rritjen e përdorimit të pagesave elektronike, për të ulur varësinë nga paratë fizike; ndalimin gradual të transaksioneve cash, ku pritet të reduktohet përdorimi i cash-it në çdo sektor dhe modernizimin e infrastrukturës financiare, duke orientuar tregun drejt metodave moderne të pagesave, si dhe për një ekonomi formale, transparente dhe konkurruese.

Modeli që synon të ndjekë Shqipëria është i ngjashëm me praktikat më të mira botërore drejt ekonomive cashless

Por cilat janë shtetet që përdorin sistemin cashless?

Suedia është modeli më i avancuar cashless në botë, ku vetëm 1% e transaksioneve kryhen me para fizike. Po kështu, Norvegjia është vendi me përdorimin më të ulët të cash-it në Europë, ku bankat kanë reduktuar sportelet e parasë fizike.

Në Azi, Singapori ka krijuar një ekosistem modern të pagesave të menjëhershme përmes “PayNow” dhe QR-së së unifikuar kombëtare. Nga ana tjetër, në Europë Holanda është standard europian i pagesave digjitale, ku kartat e debitit dhe pagesat online përbëjnë mbi 95% të transaksioneve.

Gjithashtu, Danimarka po eliminon gradualisht cash-in duke e arritur këtë përmes investimeve të fuqishme në edukimin financiar.

Me zbatimin e nismës “Cashless Albania 2030”, Shqipëria synon të ndjekë këtë model të përparuar, për një ekonomi moderne të digjitalizuar.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat