Pagesa përmes telefonit, Apple Pay hyn në Shqipëri
Përdoruesit e pajisjeve Apple tashmë kanë mundësinë të kryejnë pagesa të sigurta dhe të shpejta përmes telefonit të tyre, falë lançimit të shërbimit Apple Pay edhe në Shqipëri. Kjo risi përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt dixhitalizimit të përvojës së pagesave për një kategori të gjerë konsumatorësh.
Ndërkohë që përdoruesit e Google Pay kanë tashmë eksperiencë me këtë formë pagese, përfshirja e Apple Pay e plotëson spektrin e shërbimeve të avancuara të pagesave mobile në vend.
"Banka e Shqipërisë e përshëndet këtë zhvillim si një kontribut të rëndësishëm në:
Modernizimin e infrastrukturës së pagesave,
Rritjen e aksesit të qytetarëve në shërbime më të sigurta dhe më të përshtatshme,
Zgjerimin e përfshirjes financiare nëpërmjet teknologjive digjitale.
Apple Pay ofron një përvojë të përmirësuar pagese dhe rrit nivelin e sigurisë në transaksione, duke i sjellë përfitime të drejtpërdrejta përdoruesve të ekosistemit Apple.
Banka e Shqipërisë mbështet sektorin bankar në angazhimin për të qenë pjesë e këtyre nismave dhe në ndërtimin e një sistemi financiar sa më efikas, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm, në përputhje me objektivat për transformimin digjital të pagesave", thuhet në njoftimin e BSH.

Qeveria, paketë për dëmet nga zjarri në toka bujqësore - Denaj: Do të bëjmë realizimin e të mbjellave të reja. Furnizim me ushqim për bagëtitë
Qeveria po punon për hartimin e një pakete mbështetëse ndaj atyre fermerëve që u janë djegur tokat bujqësore prej zjarreve të muajve të fundit. Sipas të......

Qendra e Vizitorëve në Vjosë/ Kumbaro: Hapësira të dedikuara për studiuesit dhe vizitorët, rehabilitojmë efektet e aktiviteteve të së kaluarës!
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro vizitoi nga afër kantierin e punimeve për ndërtimin e Qendrës Multifunksionale dhe Stacionet e Informimit......

Shqipëria, lideri i gjelbër i Ballkanit sipas OECD/ Tejkalojmë mesataren e BE-së në politika mjedisore dhe efikasitet energjetik
Sipas raportit më të fundit të OECD me titull “Tabela e Rezultateve të Konvergjencës Ekonomike për Ballkanin Perëndimor 2025” (Economic Convergence......

“Nuk ka punonjës të kualifikuar!” - Indeksi i Dhomës Amerikane: Gjetja e stafit, sfida kryesore e bizneseve
Klima e të bërit biznes në Shqipëri nuk ka qenë shumë e favorshme në 2024. Kështu e ka vlerësuar Dhoma Amerikane e Tregtisë mjedisin e biznesit në Shqipëri......

Bujqësia, e matur për herë të fundit në 2012! - Një bazë që sot nuk mjafton për sfidat e reja rurale
Censi i Bujqësisë i realizuar në vitin 2012, ishte i fundit i realizuar në Shqipëri për këtë sektor të rëndësishëm të ekonomisë. Pjesa dërrmuese e këtij......

Rreth 464 mijë pasagjerë hynë në Shqipëri nga deti/ Porti i Sarandës pati numrin më të lartë të vizitorëve
Gjatë 6 muajve të parë të vitit kanë hyrë rreth 464 mijë pasagjerë nga deti në territorin shqiptar. Numri i pasagjerëve që po përdorin transportin detar po......

Sa borxh publik ka Shqipëria? - Tkurret me 0.3% në tremujorin e dytë. Arrin në nivelet më të ulëta në raport me PBB
Borxhi publik i Shqipërisë rezulton të jetë tkurrur përgjatë muajve prill-qershor. Sipas buletinit të sapopublikuar nga Ministria e Financave, borxhi ka......

Sektori turistik, në kulmin e investimeve/ Huadhënia për hotele dhe restorante shënon rekord
Në muajin Qershor të vitit 2025, huatë e reja të dhëna për korporatat jofinanciare private u vlerësuan në 25.9 miliardë lekë, me një rritje vjetore prej......