Shqipëria Postuar më 8 Prill 2025, 17:16

Pagesa online për kuponat e ID-së dhe pasaportës-Hoxha: Kartat e identitetit prodhohen brenda 1-3 ditësh

Nga Hamit Yzeiraj

Pagesa online për kuponat e ID-së dhe pasaportës-Hoxha: Kartat e

Të gjitha pagesat për kuponat e pajisjes me kartë ID apo pasaportë do të kryhen online. Këto janë disa nga risitë që Ministria e Brendshme dhe Kompania Shtetërore IdentiTek, e cila prodhon dokumentet biometrike, kanë bërë të ditur.
“Së pari, qytetarët shqiptarë do të kenë mundësinë që, nëpërmjet platformës në IdentiTek, të aplikojnë për kuponin elektronik dhe më pas të vijojnë me prodhimin e kartave të identitetit. Së dyti, ky është një proces që vjen në ndihmë të qytetarëve duke lehtësuar veprimet e tyre për marrjen e kartës. Sot, ne mund të prodhojmë kartat e identitetit në një afat kohor nga një deri në tri ditë. Kjo do të bëjë që të shkurtohen maksimalisht të gjitha afatet e pritjes për prodhimin e kartës së identitetit. Po ashtu, kemi një element tjetër shumë të rëndësishëm sa i përket rritjes së sigurisë së elementeve të pasaportës,” u shpreh Ministri Hoxha.

Nga ana tjetër, administratorja e IdentiTek tregoi se shërbimi do të lehtësojë procedurat e aplikimit për të gjithë qytetarët në të gjithë vendin.

“Sot kemi lançuar kuponin elektronik, i cili e bën eksperiencën e qytetarit shumë më të thjeshtë, duke qenë se aktualisht qytetarët nuk do të kenë më nevojë të paraqiten fizikisht pranë Postës apo përfaqësive diplomatike, por mund të drejtohen direkt tek faqja jonë e internetit dhe me dy-tri hapa shumë të thjeshtë mund të pajisen me kuponin elektronik dhe më pas të procedojnë me aplikimin për dokumentet biometrike,” shpjegoi Administratorja e IdentiTek.

Një tjetër risi është se IdentiTek ofron mundësinë e prodhimit të kartave të identitetit apo letërnjoftimeve elektronike në një kohë shumë më të shpejtë, përmes një pagese shtesë.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat