Pagesa e taksës së mjeteve/ DPSHTRR: Tashmë 100% online përmes platformës e-Albania!

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) informon qytetarët se pagesa e taksës së mjeteve realizohet tashmë 100% online përmes platformës e-Albania, duke garantuar akses të plotë në pagesë me çdo kartë bankare, në mënyrë të thjeshtë dhe pa praninë fizike.
Sipas njoftimit ky shërbim digjital përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të shërbimeve publike dhe lehtësimit të proceseve për qytetarët, duke ofruar një procedurë të shpejtë, të sigurt dhe të aksesueshme nga telefoni apo kompjuteri.
Përfitime konkrete për qytetarët
Falë këtij shërbimi, rreth 770,000 zotërues mjetesh përfitojnë lehtësira të matshme, të përkthyera në:
· 282,975,000 lekë të kursyera, si rezultat i eliminimit të paraqitjes fizike në sportelet e DRSHTRR;
· 56,146 ditë pune të fituara, duke shmangur kohën e pritjes dhe udhëtimit për kryerjen e shërbimit;
· 23,100,100 km rrugë të shmangura, nga evitimi i udhëtimeve mesatare vajtje–ardhje për shërbim;
· 1,617,000 litra karburant të kursyera, me ndikim të drejtpërdrejtë ekonomik dhe mjedisor.
Ky shërbim është rezultat i bashkëpunimit mes DPSHTRR, Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe sektorit bankar, me qëllim zgjerimin e shërbimeve digjitale dhe përmirësimin e përvojës së qytetarëve.
Synimi i DPSHTRR mbetet ofrimi i shërbimeve publike më të thjeshta, më të aksesueshme dhe më pranë qytetarëve, duke reduktuar kostot, kohën dhe burokracinë.
Për më shumë informacion mbi shërbimin, qytetarët mund të vizitojnë platformën e-Albania.
“Pezullohen vetëm vizat për emigrim” - Sqarimi i ambasadës së SHBA: Turizmi dhe vizitat vijojnë normalisht
Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi një ditë më parë pezullimin e vizave për emigrim për aplikantët nga 75 shtete të botës. Ndër to, nga Ballkani......
Rimbursim deri 13 mijë lekë për arsimin e fëmijëve - Kush përfiton dhe si bëhet aplikimi përmes plotësimit të DIVA-s
Qytetarët e punësuar të cilët kanë të ardhura të tatueshme vjetore deri në 1.2 milionë lekë, përmes plotësimit të Deklaratës Individuale të të Ardhurave,......
Energjia e rinovueshme, 43% e totalit/ Eurostat: Jemi mbi mesataren e BE-së, por me hendek të fortë në transport
Publikimi i “Agjencisë Europiane të Statistikave” mbi statistikat e energjisë së rinovueshme tregon se rreth 43.11% e energjisë në vendin tonë vjen nga......
364 mln euro për ndërtimin e rrugëve - Projektet më të financuara gjatë vitit 2025 nga Autoriteti Rrugor Shqiptar
Autoriteti Rrugor Shqiptar është institucioni buxhetor me vlerën më të madhe të pagesave të transaksioneve për vitin 2025. Sipas të dhënave nga Open Data......
Porti i Durrësit, mbi 790 mijë udhëtarë në 2025-ën/ APD: Sezoni veror rriti fluksin e pasagjerëve
Porti i Durrësit vijon të mbetet nyja kryesore e transportit detar të pasagjerëve në Shqipëri përgjatë 2025- ës. Sipas Autoritetit Portual Durrës, gjatë......
Sa para’ dërgojnë dhe kursejnë emigrantët? Të kthyerit kursyen më shumë me 76% të objektivit financiar të realizuar
Emigrantët shqiptarë që kthehen në vend dërgojnë më shumë remitanca gjatë periudhës së emigrimit krahasuar me ata që janë ende jashtë. Ndërkohë sipas Anketës......
30% zbritje të tatim fitimit për sponsorizimet - Krijohet Regjistri Elektronik Kombëtar për Donacionet, kufizime për dhuruesit
Sponsorizuesit që kontribuojnë në fushën e artit, sportit ose kulturës do të përfitojnë lehtësi fiskale përmes zbritjes direkte deri në masën 30 % nga tatimi......
“SHBA nuk ka bllokuar lëvizjet dhe udhëtimin e shqiptarëve”- Ministrja Spiropali: Ka ndryshuar politika e imigracionit për lejet e qëndrimit
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka deklaruar se “vendimi i fundit i SHBA-ve nuk ka bllokuar lëvizjen dhe udhëtimin e qytetarëve......


