Shqipëria Postuar më 9 Dhjetor 2025, 09:45

“Pagesa direkte për litër qumësht dhe kg mish” - Ekspertja Papa: Të ndryshojë skema e subvencioneve për blegtorët

Nga Elisabeta Dosku

“Pagesa direkte për litër qumësht dhe kg mish” -

Mbështetja direkte e dhënë për blegtorinë në bazë të numrit të krerëve që kanë fermerët, nuk po jep efektet e pritura, pasi pavarësisht faktit që aplikohet prej vitesh, numri i bagëtive të ardhur në rënie të vazhdueshme, gjithashtu edhe prodhimi i mishit dhe qumështit.

Ekspertja e blegtorisë, Prof. Lumturi Papa, thekson se është emergjencë ndryshimi i kësaj skeme, duke subvencionuar për njësi prodhimi dhe jo për krerë, ndryshe rënia do të jetë e pandalshme.

Skema e Subvencioneve 2025 parashikonte mbështetje 10 mijë lekë për kokë për gjedhët dhe 5 mijë lekë për viça, jo më pak se 10 krerë. Për bagëtitë e imta 1200 lekë për krerë, për tufa jo më pak100 krerë dele ose dhi. Këtë vit ka pasur interes të lartë ka pasur për blegtorinë, me 10 095 aplikime, nga të cilat, 5670 janë për të imta dhe 4425 për gjedhë. 

Ndërsa aktualisht AZHBR është në fazën e disburimit të fondeve për fermerët përfitues. Referuar të dhënave të INSTAT, si pasojë e reduktimit të numrit të bagëtive, për vitin 2024, në territorin shqiptar janë grumbulluar 95 mijë tonë qumësht, ndërsa krahasuar me një vit më parë, sasia ka një rënie me 6.6. për qind. Ndërsa prodhimi mishit ka rënë me 3.8 për qind.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat