Pagat e mësuesëve, policëve dhe ushtarakëve indeksohen me 2,5%

Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave miratoi indeksimin me 2,5% të pagave të mësuesve të ciklit parauniversitar, policëve dhe ushtarakëve. Në vijim vendimet e plota të qeverisë:
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.4, DATË 9.1.2025, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E VLERAVE PËR SECILIN ELEMENT PËRBËRËS TË PAGËS BRUTO MUJORE DHE PËRCAKTIMIN E KRITEREVE E TË PROCEDURAVE PËR DHËNIEN E SHPËRBLIMEVE PËR PUNONJËSIT E POLICISË SË SHTETIT”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjave “a” dhe “b”, të pikës 2, të nenit 8, të ligjit nr.35/2023, “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”, të ndryshuar, dhe të pikave 2, shkronjat “a” e “d”, dhe 4, të nenit 104, të ligjit nr.82/2024, “Për Policinë e Shtetit”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Lidhjet nr.1, nr.2 dhe nr.3, që i bashkëlidhen vendimit nr.4, datë 9.1.2025, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e vlerave për secilin element përbërës të pagës bruto mujore dhe përcaktimin e kritereve e të procedurave për dhënien e shpërblimeve për punonjësit e Policisë së Shtetit”, zëvendësohen me lidhjet me të njëjtët numra dhe tituj, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.
2. Vlerat e elementit “paga për gradë”, në lidhjen nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij, janë rezultat i indeksimit në masën 2.5% dhe i politikës së rritjes së pagave për punonjësit me gradën “Inspektor” dhe “Nënkomisar” dhe rezultat i indeksimit në masën 2.5% për gradat e tjera.
3. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi për vitin 2026, përballohen nga buxheti i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, miratuar në ligjin nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”.
4. Ngarkohen Ministria e Punëve të Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2026.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
/////
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.420, DATË 26.6.2024, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR TRAJTIMIN ME PAGË DHE SHTESA MBI PAGË TË USHTARAKËVE AKTIVË TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjave “a” e “b”, të pikës 2, të nenit 8, të ligjit nr.35/2023, “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”, dhe të nenit 20, të ligjit nr.9210, datë 23.3.2004, “Për statusin e ushtarakut të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Lidhjet nr.1 dhe nr.2, të vendimit nr.420, datë 26.6.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për trajtimin me pagë dhe shtesa mbi pagë të ushtarakëve aktivë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, zëvendësohen me lidhjet me të njëjtët numra dhe tituj, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.
2. Vlerat e elementit “pagë bazë për gradë”, në lidhjen nr.1, si dhe vlerat e elementit “pagë për titull akademik/gradë shkencore/kualifikim shkencor”, në lidhjen nr.2, janë rezultat i indeksimit në masën 2.5%.
3. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, për paga dhe sigurime shoqërore e shëndetësore, për vitin 2026, përballohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes, miratuar në ligjin nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”.
4. Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2026.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
////////
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.425, DATË 26.6.2024, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË PUNONJËSVE MËSIMORË DHE TË PUNONJËSVE TË TJERË JOMËSIMORË NË INSTITUCIONET ARSIMORE DHE NË INSTITUCIONET PLOTËSUESE TË SISTEMIT ARSIMOR PARAUNIVERSITAR”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjave “a” dhe “b”, të pikës 2, të nenit 8, të ligjit nr.35/2023, “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”, të ndryshuar, dhe të neneve 37, pika 5, e 59, pika 3, të ligjit nr.69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Lidhjet nr.1, nr.2 e nr.3, të vendimit nr.425, datë 26.6.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të punonjësve mësimorë dhe të punonjësve të tjerë jomësimorë në institucionet arsimore dhe në institucionet plotësuese të sistemit arsimor parauniversitar”, zëvendësohen me lidhjet me të njëjtët numra dhe tituj, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.
2. Vlerat e elementit “paga e pozicionit” për:
a) pozicionet me numra rendorë, nga 7 deri në 11, të lidhjes nr.1, pozicionet me numra rendorë 1 e 2, të lidhjes nr.2, dhe pozicionet me numra rendorë, nga 5 deri në 8, të lidhjes nr.3, janë rezultat i indeksimit në masën 2.5% dhe i politikës së rritjes së pagave;
b) pozicionet e tjera janë rezultat i indeksimit në masën 2.5%.
3. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi për vitin 2026, përballohen nga buxheti i institucioneve përkatëse, të miratuara në ligjin nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”. Për njësitë e vetëqeverisjes vendore përballohen nga transferta e miratuar në ligjin nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”, si dhe nga të ardhurat e veta të njësive të vetëqeverisjes vendore.
4. Ngarkohen Ministria e Arsimit, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 janar 2026.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Vetmia në rritje dhe kapacitetet e kufizuara për të moshuarit - Kuka: Kërkesa për strehimin e të moshuarve është shumë e lartë
Plakja e popullsisë, emigracioni dhe ndryshimi i strukturës familjare po e shtyjnë sistemin social drejt sprovave të vazhdueshme. Në Shqipëri ka vetëm 6......
OBP forcon rritjen e pjesëmarrjes së bizneseve në prokurime - Ibrahimaj: Më shumë sipërmarrje në tenderë, më shumë transparencë për tregun
Operatori i Blerjeve të Përqendruara zhvilloi sot forumin me temë “Nxitja e pjesëmarrjes së bizneseve në procedurat e prokurimit të OBP”, një aktivitet që......
SHBA, sisteme raketore Javelin për Shqipërinë - VanHorn: Teknologji shumë e avancuar. Vengu: Jo vetëm simbol force, por qartësie strategjike
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dorëzuar Shqipërisë sistemin raketor Javelin në Komandën e Forcës Tokësore, si pjesë e bashkëpunimit strategjik midis......
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave prezanton kreun e ri të Degës së Doganës Tiranë
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, prezantoi sot përpara stafit të administratës doganore të Tiranës, kryetarin e ri të kësaj dege, Erjon......
Zgjidhje afatgjatë për menaxhimin modern të mbetjeve - Landfilli Bajkaj do të mbulojë Gjirokastrën dhe zonën Vlora-Jug
Landfilli Bajkaj në Delvinë është një nga investimet më të rëndësishme për menaxhimin e integruar të mbetjeve në jug të vendit. Projekti do të sigurojë......
Ndërtimet për banim dominojnë tregun/ 1158 leje u dhanë në 2025. Vlera e investimit arrin në 73.9 miliardë lekë
Sektori i ndërtimit vijon të mbetet një nga motorët kryesorë të ekonomisë. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), gjatë......
Si bëhet rivlerësimi për pronat pa tituj pronësie? - Individët mund të humbasin pagesat kur u refuzohet regjistrimi i titullit
Procedura e aplikimit por edhe e pasqyrimit për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme me normën tatimore 5 % nuk do të jetë e njëjtë për të gjithë......
Analiza/ Si ndryshon qeveria Rama - Shifrat, 66.7% e ministrave me profil juridik dhe lidhje direkte me negiociatat
Ndryshimet e fundit në qeveri përbëjnë një rikonfigurim të dukshëm të kabinetit. Nga 17 portofolë në strukturën e kabinetit, 6 kanë ndryshuar drejtues, ose......


