Shqipëria Postuar më 29 Janar 2025, 12:56

Pagat e larta rrezikojnë Shqipërinë si destinacion turistik - FMN:  Rritja e sforcuar dëmton konkurrencën e sektorit

Nga Elisabeta Dosku

Pagat e larta rrezikojnë Shqipërinë si destinacion turistik -

Sektori i turizmit konsiderohet si motori i ekonomisë, duke dhënë ndikim në rritjen e shpejtë saj. Fondi Monetar Ndërkombëtar nënvizon se pas një bumi turistik të vitit 2023, turizmi ka vazhduar të jetë një shtyllë e rëndësishme e rritjes së brendshme, me performancë pozitive përtej sezonit tradicional të pikut.

Në gjysmën e parë të vitit 2024, faturat nga turizmi janë rritur me 25.4 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, ndërsa nëse krahasohen 10 muajt e parë të 2024 dhe 2023,  mbërritjet për akomodim u rritën me 43 për qind.

FMN evidenton se kërkesa për akomodimet e reja dhe aftësitë e lidhura me turizmin kanë nxitur rritjen e investimeve dhe kërkesës për punë në disa sektorë.

Në të njëjtën kohë, vlerësohen si pozitive në këtë drejtim përpjekjet që po bëhen nga qeveria për të shfrytëzuar potencialin turistik të vendit duke modernizuar dhe zgjeruar sistemin kombëtar të aeroportit, si dhe me aeroportin e ri ndërkombëtar të Vlorës që pritet të nisë funksionimin në vitin 2025.

Por perfomanca e mirë e sektorit të turizmit si dhe konkurrenca me destinacionet e tjera ndërkombëtare mund të rrezikohet nga fuqia punëtore.

Fondi Monetar Ndërkombëtar thekson se “ndërsa Shqipëria mbetet konkurruese si destinacion turistik, presionet për konkurrencë më të gjerë,  do të rriten nëse rritja e pagave vazhdon të tejkalojë rritjen e produktivitetit, edhe pse mungesa e fuqisë punëtore nga një plakja e popullsisë dhe migrimi vazhdojnë të ushtrojnë presione rritëse mbi kostot e punës”.

Në dy vitet operatorët e sektorit të turizmit janë detyruar të rrisin pagat e punonjësve në nivele shumë më të larta se paga mesatare në rang vendi për shkak të përballjes me mungesën e fuqisë punëtore.  Por kjo kosto në rritje pritet të reflektohet në rritjen e çmimeve për akomodimin, ushqimin si dhe për shërbime të tjera, që mund të sjellin rënie të interesit nga ana e turistëve, të cilët e kanë parë Shqipërinë si një destinacion kryesisht të lirë deri më sot në raport me konkurrentët e saj.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat