Paga minimale, sa rriten sigurimet për të punësuarit? Ndryshon edhe maksimalja, preken negativisht pagat e larta

Duke filluar nga 1 janari 2026, paga bazë minimale mujore, e detyrueshme për çdo punëdhënës, do të jetë 50,000 lekë (nga 40,000 lekë që ishte më parë). Ky nivel korrespondon me 174 orë pune mujore dhe është i barabartë me 287.3 lekë/orë. Mbi 300 mijë të punësuar në sektorin publik dhe privat do të përfitojnë direkt.
Por çfarë do të thotë kjo rritje? Për punonjësit paga bruto rritet me 10,000 lekë (+25%). Tatimi mbi të ardhurat personale për këtë nivel page është minimal, ndaj pjesa më e madhe e rritjes reflektohet në pagën neto.
Le të marrim një shembull konkret: Në dhjetor 2025: paga bruto 40,000 lekë → kontribute personale ~4,480 lekë → paga neto ~35,520 lekë.
Në janar 2026: paga bruto 50,000 lekë → kontribute personale ~5,600 lekë → paga neto ~44,400 lekë. Pra rritja neto është +8,880 lekë/muaj.
Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore rriten me 1,670 lekë për çdo punonjës me pagë minimale. Kjo shtesë reflekton diferencën prej 10,000 lekësh në bazën e llogaritjes së kontributeve.
Konkrerisht për të punësuari, sigurimi minimal do të jetë 13.950 lekë në muaj nga 11.160 që paguhej deri më tani, të cilat i korrespondojnë pagës minimale bruto.
Për të vetëpunësuarit, totali i sigurimeve do të jetë 14.900 lekë në muaj nga 11.920 lekë që paguhej deri më tani. Për këtë kategori kostot e biznesit do të rriten ndjeshëm.
Nga ana tjetër, rritja e pagës minimale nuk prek vetëm të punësuarit me të ardhura të ulëta pasi njëkohësisht rritet edhe paga maksimale për efekt kontributesh nga 176.416 lekë në 186.416 lekë, çka sjell një efekt të drejtpërdrejtë negativ mbi të gjithë të punësuarit me paga bruto mbi këtë prag, pasi përkthehet në rritje të bazës së kontributeve dhe ulje të pagës neto për të punësuarit me pagë mbi 176 mijë lekë në muaj.
Nevoja apo suksesi? Pse kthehen emigrantët shqiptarë? Dominojnë arsyet familjare. Vetëm 6% i kanë arritur objektivat financiare
Shqipëria po përjeton një rritje të ndjeshme të emigrantëve që kthehen në vend, por integrimi i tyre në tregun e punës mbetet një sfidë serioze. Të dhënat më......
Nis zbatimi i ligjit për formalizimin e punëtorëve sezonalë/ Synim, ulja ekonomisë gri dhe rritje e sigurisë
Në Maqedoninë e Veriut nisi zbatimi i ligjit për punonjësit sezonalë, me qëllim uljen e ekonomisë gri dhe rritjen e sigurisë. Sipas Ministrit të Ekonomisë......
Shpërthime të forta, Venezuela shpall gjendjen e jashtëzakonshme/ Qeveria Maduro: Donald Trump urdhëroi sulmin
Të paktën shtatë shpërthime u dëgjuan rreth orës 02:00, sipas orës lokale, në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas si dhe avionë që fluturonin ulët. Sipas......
“Harta shqiptare e inovacionit”/ Cilat janë hapat e vendit për t'u shndërruar në një qendër rajonale të teknologjisë?
Me synimin për t'u shndërruar në një qendër rajonale të teknologjisë, Shqipëria ka miratuar planin e veprimit për të përmirësuar pozicionin e saj në Tabelën......
Borë dhe temperatura nën zero/ Vështirësi në disa akse, ARRSH dhe policia në terren
Reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta kanë vështirësuar qarkullimin e mjeteve në disa akse rrugore të vendit, veçanërisht në verilindje dhe juglindje,......
Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues
Nga dita e djeshme ka hyrë në fuqi vendimi i qeverisë për rritjen e pagës minimale. Mbi bazën e tij nga 40 mijë lekë që ishte, prej 1 janarit të 2026 paga......
Ndryshon mosha e daljes në pension për grate, shkon në 62 vjeç, rritet vjetërsia në punë për burrat
Teksa skema e pensioneve pritet të rishikohet, me nisjen e vitit 2026 ndryshon mosha e daljes në pension për gratë si dhe vitet e vjetërsisë në punë për të......
Rillogaritja e tatimeve për DIVA-n, familjet përfitojnë për arsimimin e fëmijëve deri në 18 vjeç
Familjet që kanë në ngarkim fëmijë të moshës nën 18 vjeç në mars të vitit 2026 do të përfitojnë nga tatimet kompensimin për rritjen dhe arsimimin e fëmijëve.......


