Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

Nga dita e djeshme ka hyrë në fuqi vendimi i qeverisë për rritjen e pagës minimale. Mbi bazën e tij nga 40 mijë lekë që ishte, prej 1 janarit të 2026 paga minimale në vend bëhet 50 mijë lekë. Ky vendim do të prekë 307 mijë e 850 punonjës të regjistruar në sektorin publik dhe privat. Sipas vendimit të qeverisë për 9 muajit e parë të zbatimit të pagës minimale, kostoja e rritur për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore nuk do të paguhet nga biznesi por nga shteti. Ndaj në buxhetin e shtetit është përcaktuar fondi prej 1 miliard lekësh, për kompensimin e kontributeve të punëdhënësit si rezultat i rritjes së pagës minimale.
Rritja e pagës minimale ndihmon në uljen e informalitetit në tregun e punës dhe në forcimin e respektimit të kontratave ligjore.
Në vitet e fundit, paga minimale ka ndjekur një trend të qëndrueshëm rritjeje, si përgjigje ndaj rritjes së kostos së jetesës dhe nevojës për forcimin e mirëqenies sociale.
Nga 24 mijë lekë në vitin 2017, përmes rritjeve të vazhdueshme ndër vite, paga minimale dyfishohet në 50 mijë lekë në vitin 2026, duke shënuar një përmirësim të ndjeshëm krahasuar me vitet e mëparshme. Parashikimi afatmesëm i qeverisë është për ta çuar pagën minimale në 60 mijë lekë në vitin 2028.
Ndryshon mosha e daljes në pension për grate, shkon në 62 vjeç, rritet vjetërsia në punë për burrat
Teksa skema e pensioneve pritet të rishikohet, me nisjen e vitit 2026 ndryshon mosha e daljes në pension për gratë si dhe vitet e vjetërsisë në punë për të......
Rillogaritja e tatimeve për DIVA-n, familjet përfitojnë për arsimimin e fëmijëve deri në 18 vjeç
Familjet që kanë në ngarkim fëmijë të moshës nën 18 vjeç në mars të vitit 2026 do të përfitojnë nga tatimet kompensimin për rritjen dhe arsimimin e fëmijëve.......
‘Bonus-Malus’, shoferët ‘e pabindur’ do të paguajnë më shumë për siguracionin e automjetit
Duke filluar nga 1 janar 2026, ka nisuar aplikimi i sistemit bonus-malus në sigurimin e detyrueshëm motorik për përgjegjësitë ndaj palëve të treta. Sistemi......
SHBA-ja ia zgjat licencën e punës NIS-it, afati shtyhet deri më 23 janar
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë zgjatur licencën për punë Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS) deri më 23 janar, njoftoi ministrja e energjetikës së......
Kosova realizon mbi 110 milionë euro eksporte, gjysmat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut mbeten dy partnerët më të rëndësishëm tregtarë për Kosovën, duke mbuluar pjesën më të madhe të eksporteve. Vlera e......
Eksportet e gazit rus në Evropë në nivelin më të ulët në dekada, rënia 44 për qind
Eksportet e gazit rus në Evropë përmes tubacioneve ranë me 44% në vitin 2025, në nivelin më të ulët që nga mesi i viteve 1970, pas mbylljes së rrugës......
Kina vë bast: Hainani, provinca që riformëson tregtinë e lirë globale
Partia Komuniste Kineze e ka shndërruar zyrtarisht provincën ishullore të Hainanit në një port të tregtisë së lirë, një nga eksperimentet ekonomike më......
Nga autostradat, te hekurudhat - A do jetë 2026-a viti i transportit modern?
Viti 2025 u mbyll mes punimeve në infrastrukturë dhe projekteve që synojnë ta ndryshojnë hartën e transportit në vend. Nga segmentet e rëndësishme rrugore,......


