Paga indikative në sektorin mjekësor dhe estetik - Tatimet paralajmërojnë kontrolle për mosdeklarimin real

Administrata Tatimore ka publikuar listën e pagave indikative për profesionet në sektorin mjekësor dhe të kujdesit personal, duke vendosur një referencë konkrete për identifikimin e rasteve të mundshme të mosdeklarimit të pagave reale.
Sipas listës, pagat indikative ndryshojnë në varësi të specializimit. Për shembull, një mjek në kirurgji të specializuar, si neurokirurgjia apo kardiokirurgjia, duhet të deklarojë një pagë rreth 215 000 lekë në muaj, ndërsa për mjekët e përgjithshëm niveli referues është rreth 163 000 lekë. Mjekët e familjes dhe të kujdesit parësor kanë një pagë indikative prej 165 000 lekësh, ndërsa specialistët si kardiologë, neurologë apo gastroenterologë rreth 200 000 lekë në muaj.
Në nivele më të ulëta, infermierët e përgjithshëm kanë një pagë indikative prej 100 000 lekësh, farmacistët dhe mamitë rreth 110 000 lekë, ndërsa asistentët mjekësorë dhe dentarë rreth 85 000 lekë. Në sektorin dentar, dentistët referohen me një pagë rreth 110 000 lekë, ndërsa teknikët dentarë rreth 80 000 lekë.
Ndërkohë, në sektorin e kujdesit personal, pagat indikative janë më të ulëta, duke nisur nga 75 000 lekë për berberë dhe parukierë, dhe rreth 80 000 lekë për estetistë, kozmetistë apo manikyristë. Instruktorët personalë kanë një nivel më të lartë referues, rreth 120 000 lekë në muaj.
Administrata Tatimore thekson se kjo listë do të përdoret si instrument për analizën e riskut, duke krahasuar pagat e deklaruara nga subjektet me nivelet indikative. Tatimpaguesit që deklarojnë paga nën këto nivele, apo që ndryshojnë kategorizimin e profesionit për të ulur artificialisht pagën, do të konsiderohen me risk dhe do t’i nënshtrohen verifikimeve.
Autoritetet u bëjnë thirrje subjekteve që operojnë në këta sektorë të deklarojnë në mënyrë të saktë pagat reale, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Sipas Administratës Tatimore, këto masa synojnë rritjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe garantimin e pensioneve më dinjitoze për punonjësit në sektorin e shëndetësisë dhe shërbimeve estetike.
Qeveria “zgjidh qesen” për komunitetet fetare, në 2026 buxheti paguan 203 milionë lekë
Në mbledhjen e sotme qeveria ka miratuar një financim dyqind e tre milionë lekë, nga buxheti i vitit 2026, për të mbështetur financiarisht bashkësitë fetare.......
Vendimi i Qeverisë, buxheti do subvencionojë me 210 milionë lekë ndërmarrjet sociale
Qeveria ka vendosur të mbështesë ndërmarrjet sociale me 210 milionë lekë për periudhën 2026-2028. Sipas vendimit të qeverisë format e mbështetjes së......
Paketa e Maleve, ja 39 zonat me zhvillim parësor në Bashkitë Sarandë, Tropojë, Gramsh dhe Kuçovë
Në mbledhjen e saj të sotme qeveria ka miratuar 39 zona për zhvillim me përparësi në Bashkitë Sarandë, Tropojë, Gramsh dhe Kuçovë. Sipas vendimeve të......
Ambasada Amerikane: Shtoni vigjilencën, grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë edhe Shqipërinë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikësn ë Tiranë kë kërkuar rritjen e vigjilencës nga qytetarët. Sipas kësaj ambasade jashtë fokusit të sulmeve nuk......
Ministri Malaj në doganën e Hanit të Hotit: Lehtësimi i procedurave për biznesin, standart për integrimin në BE
Ministri i Financave, z. Petrit Malaj, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, z. Besmir Beja, zhvilluan një vizitë pune në pikën doganore Hani i......
Këshillii Mbikqyrës: Holta Zaçaj zëvendës guvernatore e Parë të Bankës së Shqipërisë
Nga Gjykata Kushtetuese në drejtim të Bankës së Shqipërisë. Këshilli Mbikqyrës i BSH ka vendosur që Holta Zaçaj të jetë zëvendës guvernatore e Parë të Bankës......
Ekonomisë “i duhen” më shumë para, miratohet rishtypja e kartëmonedhës 5000 lekë
Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë ka miratuar rishtypjen e monedhës metalike shqiptare me kurs ligjor 20 Lekë dhe kartëmonedhës shqiptare me kurs......
Licensimi i bankave dhe institucioneve të tjera të parasë, Banka e Shqipërisë forcon rregullat
Banka e Shqipërisë ka vendosur ndryshimin e disa rregulloreve për licencimin e bankave, subjekteve financiare jobanka, institucioneve të pagesave dhe......


