Shqipëria Postuar më 22 Korrik 2025, 12:34

“Pa prodhimin në fshat nuk mbijeton dot qyteti”/ Rama: Në 2030, UBT do të jetë antena e BOKU-t në rajon

Nga Diamila Leka

“Pa prodhimin në fshat nuk mbijeton dot qyteti”/ Rama: Në

Universiteti Bujqësor i Tiranës, tashmë është gati të ofrojë 9 programet e Universitetit BOKU të Vjenës, me synimin për t’u bërë lider në rajon. Në aktivitetin e mbajtur në kuadër të kësaj, kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij u shpreh se UBT deri në 2030, do të jetë antenna e BOKU-t në rajon.

“Ajo që është arritur është diçka që mua personalisht më bind që në 2030 UBT dhe BOKU do të jenë një dhe UBT do të jetë antena e BOKU-t në rajonin tonë,”- u shpreh Rama.

Ndër të tjera, kryeministri Rama theksoi se rëndësia e universitetit Bujqësor do të ndihet edhe në kapitujt e negociatave për anëtarësimin në BE.

“Me anëtarësimin në BE numri i profesionistëve që vijnë nga fushat që mbulon UBT është shumë më i madh se ai i juristëve duhen profesionistëve që të dinë për çfarë bëhet fjalë, si ti rimodelojnë zhvillimet. Mungesa e ujit, konfliktet për burimet po kthehen deri në konflikte midis shteteve. Janë mbi 2 mld njerëz që përballen me etje. Bujqësia konsumon 70 % të ujit të ëmbël ndaj bota flet për menaxhim të zgjuar të ujit. Politika për ujin për të shmangur kriza konflikte. Janë tema që janë pjesë e axhendës së punës së universitet Boku dhe UBT. Siguria ushqimore, çështje të inovacionit dhe teknologjisë të lidhura me fshatin dhe zhvillimin. Pa fshat, s’ka qytet, pa prodhimin në fshat nuk mbijeton dot qyteti, ndaj na duhen njerëz të ditur për të gjithë teknologjinë që ka nisur të hyjë me shpejtësi të madhe, për satelitët, dronët, kërkimet për të dhënat. Jemi në kohë, por jemi në zgrip të kohës,”- tha kryeministri.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat