Shqipëria Postuar më 8 Korrik 2026, 14:46

“Pa bazë të dhënash, dështon mbështetja për fermerët” - Projektligji për Censin e Bujqësisë, Sado: Regjistrimi sipas FAO dhe Eurostat

Nga Diamila Leka

“Pa bazë të dhënash, dështon mbështetja për

Shqipëria po bëhet gati për të kryer një "fotografi" të detajuar të realitetit të saj rural. Projektligji i ri për Censin e Bujqësisë ka kaluar për diskutim në Komisionin Parlamentar të Bujqësisë, ku u vu theksi te nevoja për të dhëna të krahasueshme me standardet ndërkombëtare. Zëvendësministri i Bujqësisë, Fatmir Guri, u shpreh se ky proces nuk do të jetë thjesht një mbledhje statistikash formale, por do të shërbejë si shtrat për të gjitha reformat dhe investimet e ardhshme në fshat.

"Kjo fotografi nuk bëhet vetëm për statistika formale, ajo është pjesa bazë mbi të cilat do të bazohen politikat e ardhshme, që këto të jenë më të drejta, më të sakta, më të matshme. Pa këtë bazë, diskutimi i mbështetjes së fermerëve, cilësisë kombëtare, investimit në infrastrukturën bujqësore, zhvillimeve rurale, apo për afrimin e politikës së përbashkët bujqësore të Bashkimit Evropian, mbetet për t'u përmirësuar."

Censi i ri i bujqësisë vjen si një detyrim dhe domosdoshmëri për të përafruar Shqipërinë me legjislacionin e Bashkimit Europian.

“Krahas harmonizimit me legjislacionin evropian, është mbështetur fort edhe në programin botëror të regjistrimit të bujqësisë të hartuar nga FAO në të cilin ne jemi mbështetur për grumbullimin e të dhënave ekonomike bujqësore, përcaktimin e vitit të referencës, strukturën e të dhënave të grumbulluara që do të mblidhen nëpërmjet censit si karakteristikat e përgjithshme: toka, blegtoria, punësimi e të tjera,” tha Lantona Sado Drejtoreshë e Instat.

Nga ana e tyre, deputetët e komisionit vlerësuan rëndësinë e këtij kuadri ligjor për orientimin e fondeve publike dhe investimeve strategjike.

“Kërkohet të hartohet një bazë të dhënash, se pa patur ato nuk mund të kemi vlerësimin e mbështetjes për fermerët, për zhvillimin rural, dhe sigurinë ushqimore, për planifikimin e investimeve publike, për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Ky ligj është shumë i detajuar dhe në të janë përgatitjet... baza kryesore ku do të jetë i ngarkuar institucioni i INSTAT-it, në përputhje me parimet dhe rregullat e Eurostat-it dhe të FAO-s," shprehet Fadil Nasufi Deputet.

Me miratimin e këtij projektligji, INSTAT do të ketë përgjegjësinë kryesore ligjore për të zbritur në terren sipas parimeve të Eurostat-it.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat