Shqipëria Postuar më 16 Nëntor 2024, 11:01

OST, investim në siguri dhe performancë - Hapet tenderi 14 mln lekë për modernizimin e rrjetit të komunikimit

Nga Ernilda Luzi

OST, investim në siguri dhe performancë - Hapet tenderi 14 mln

Operatori i Sistemit te Transmetimit ka hapur tenderin për zgjerimin e sistemit të komunikimit për rrjetin e dedikuar “Electronic Highway”.  Fondi limit i këtij projekti është 14 mln e 366 mijë lekë.

Në dokumentin e publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik thuhet se objektivi kryesor i projektit është përmirësimi i infrastrukturës dhe rritja e sigurisë në rrjetin ‘Electronic Highway’.

Ndërkohw një nga objektivat kryesore është konceptimi dhe dizajnimi i një infrastrukture moderne, por njëkohësisht efikase dhe elastike në përdorim, për të rritur performancën dhe sigurinë në përpunimin dhe transmetimin e informacioneve kritike.

Qëllimi i këtij angazhimi është të reagojë ndaj sulmeve keqdashëse, si dhe t’i paraprijë ndryshimeve teknologjike për transformimin e prioriteteve dhe aktiviteteve OST.

Sipas dokumentit të tenderit, do të rikonceptohet dhe dizajnohet rrjeti i brendshëm i domainit ‘Electronic Highway’, duke zëvendësuar pajisjet ekzistuese, të cilat nuk ofrojnë performancën dhe sigurinë e nevojshme, sipas kërkesave aktuale të nevojave të OST dhe ndryshimeve teknologjike e sulmeve kibernetike me të cilat po përballemi kohët e fundit.

Ndërkohë, arkitektura e re do të sigurojë një strukturë të aftë për të ofruar shërbimin me cilësi të lartë në një kontekst të besueshëm, ku dështimi apo mungesa e një elementi të vetëm nuk do të shkaktojë ndonjë ndërprerje të komunikimit.

Ky proces mundëson administrim dhe vizibilitet të plotë të pajisjeve të rrjetit nëpërmjet mënyrave të thjeshta, të automatizuara dhe inovative. Gjithashtu projekti do të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën teknologjike, duke garantuar mbrojtje më të lartë ndaj kërcënimeve kibernitike.



Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat