Shqipëria Postuar më 5 Shkurt 2026, 11:55

OSHEE, verifikim kontratave të energjisë - Kontrollet në terren zbulojnë biznese të tarifuara si konsumatorë familjarë

Nga Ola Mitre

OSHEE, verifikim kontratave të energjisë - Kontrollet në terren

Furnizuesi i Shërbimit Universal, pjesë e OSHEE Group, ka intensifikuar kontrollet në terren për verifikimin e kontratave të energjisë elektrike, me qëllim ndryshimin e tarifimit sipas sistemit të ri të pagesës së energjisë.

Gjatë inspektimeve, grupet e kontrollit kanë konstatuar një numër subjektesh private, kryesisht biznese shërbimi, që vijonin të tarifoheshin si konsumatorë familjarë me 8.5 – 9.5 lekë/kWh, në vend të tarifës së miratuar për bizneset prej 14 lekë/kWh.

Sipas FSHU, ky fenomen vjen si pasojë e regjistrimeve të vjetra apo mungesës së përditësimeve të kontratave, ndërkohë që objektet përdoren realisht për qëllime ekonomike. Për këtë arsye, kompania ka nisur një proces të gjerë verifikimi dhe u bën thirrje të gjitha bizneseve, organizatave jofitimprurëse dhe personave fizikë që ushtrojnë aktivitet tregtar, të kontrollojnë kategorinë e tyre të kontratës dhe të kryejnë përditësimin e nevojshëm.

Procesi përfshin plotësimin e një kërkese për ndryshim kategorie dhe dorëzimin e dokumenteve që vërtetojnë aktivitetin ekonomik, si NIPT apo ekstrakti nga QKB. Ndryshimi mund të kryhet në sportelet e Kujdesit ndaj Klientit ose online përmes platformave të OSHEE-së.

FSHU thekson se bashkëpunimi me grupet e kontrollit është i domosdoshëm për të shmangur penalitetet dhe për të garantuar një sistem tarifimi të drejtë e funksional për të gjithë konsumatorët.

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat