OSHEE “riskedulon” kreditë 81.5 mln euro - Merr hua 45.75 mln euro nga BERZH, kursehen mbi 7 mln euro nga interesat bankare
OSHEE do të marrë 45.75 mln euro kredi nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për të rifinancuar dhe zgjatur afatet kohore të overdrafteve ekzistuese me garanci shtetërore, të lidhura me bankat e nivelit të dytë për shkak te nevojave emergjente për likuiditet.
Kreditë, me vlerë totale 81.5 mln euro u morën për të financuar importet e energjisë elektrike gjatë krizës energjetike në vend, ndërkohë që shkak për ndryshimin e kreditorit janë kushtet më të favorshme në drejtim të interesave bankare.
“Ky projektligj i mundëson mbështetje me garanci shtetërore OSHEE-së për marrjen e një huaje me kushte të favorshme nga BERZH për mbështetur OSHEE-në në vlerën 45.75 mln euro me normë të favorshme interesi euribor 6-mujor, plus 1%”, - tha Florian Semani, zv.ministër i Financave.
“Kompania kursen rreth 7 mln e 145 mijë euro gjatë kësaj periudhe 12-vjeçare, duke paguar më pak interesa ndaj BERZH-it”, - u shpreh Laert Duraj, deputet i PS dhe relator i projektligjit.
Ndërkaq, investimi i BERZH-it dotë kushtëzohet nga një program i dakordësuar reformash, që pritet të ketë ndikim të rëndësishëm në zhvillimin, menaxhimin dhe eficiencën operacionale të OSHEE-së dhe, rrjedhimisht, sektorit të energjisë elektrike në Shqipëri.
Reformat që duhet të ndërmarrë OSHEE përfshijnë amendimin e Kodit Shqiptar të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, përmirësimin e planifikimit afatgjatë të investimeve në rrjet për të mbështetur depërtimin e Burimeve te Rinovueshme të Energjisw; krijimin e një Këshilli për Aftësimin në Sektorin e Energjisë për të identifikuar nevojat teknike të tregut dhe për të lehtësuar dialogun ndërmjet bizneseve, qeverisë dhe institucioneve arsimore; si dhe mbështetjen e krijimit të një Akademie Trajnimesh në OSHEE.
Mendimi juaj

Bizneset në industri, optimiste për eksportet - BSH: Besimi në ekonomi u rrit me 1.1 pikë në maj. Shërbimet, nivel të lartë kërkese
Pas një rënieje në muajin prill, besimi në ekonomi i është rikthyer sërish rritjes gjatë majit. Sipas raportit të përmuajshëm të Bankës së Shqipërisë,......

79 mln euro euro mbështetetje për energjinë - Kozeli: Grante për 8000 familje, shtojmë stacionet e karikimit për makinat elektrike
Komisioni i Veprimtarive Prodhuese miratoi projektligjin për Programin operacional shumëvjeçar për energjinë në kuadër të Instrumentit të Asistencës së......

Bizneset, 47 mln euro borxhe vetëm në Maj - Apeli i tatimeve: Shlyeni detyrimet, ose do të gjobiteni
Bizneset kanë rritut vlerën e detyrimeve tatimore të papaguara në kohë. Administrata Tatimore bën me dije se gjatë muajit maj 2025 është evidentuar një......

Shpallet tenderi për rivitalizimin e ish-Bllokut - Çfarë përfiton më shumë kjo zonë nga projekti?
Ish-Blloku, i kufizuar në rrugët kryesore si rruga “Ibrahim Rrugova”, “Pjetër Bogdani”, “Brigada VIII” dhe “Sami Frashëri” dikur një zonë e rezervuar për......

Britania forcon kapacitetet ushtarake - 1.5 miliardë paund për të ndërtuar gjashtë fabrika armësh
Mbretëria e Bashkuar do të shpenzojë 1.5 miliardë paund për ndërtimin e gjashtë fabrikave të municioneve dhe energjisë, duke synuar "dekurajimin e......

Investimet në ndërtim orientohen drejt turizmit/ Më pak leje për banesa, por rritet numri dhe vlera për hotelet
Gjatë viteve të fundit, tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri ka kaluar përmes ndryshimeve të theksuara, të diktuara nga zhvillimet ekonomike dhe......

Linjat ajrore globale ulin parashikimin e fitimeve - Tensionet tregtare dhe problemet e furnizimit do të rrisin kostot
Linjat ajrore globale ulën parashikimin kyç për fitimet e industrisë në vitin 2025, duke fajësuar tensionet tregtare dhe rënien e besimit të konsumatorëve.......

Kush është presidenti i sapozgjedhur i Polonisë, Karol Nawrocki?!
Kandidati konservator mundi liberalin Rafał Trzaskowski me një diferencë të ngushtë prej 50.89% të votave në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale të dielën.......