OSHEE: Nuk do të ketë lidhje të reja me rrjetin për ndërtimet pa leje
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka deklaruar sot përmes një njoftimi për shtyp angazhimin e tij në kuadër të aksionit të ndërmarrë nga Qeveria Shqiptare për goditjen e paligjshmërisë në fushën e ndërtimit.
OSHEE shprehet i vendosur për të forcuar kontrollin dhe për të mos lejuar asnjë lidhje të re me rrjetin elektrik për ndërtesat që nuk përmbushin kriteret ligjore.
Sipas OSHEE, vëmendje e veçantë do t’u kushtohet kërkesave për lidhje të reja, me qëllim që të shmangen çdo përpjekje për të anashkaluar ligjin.
“Nuk do të pranojmë kërkesat për lidhje me energji elektrike të ndërtesave pa leje ndërtimi ose që nuk kanë zbatuar kushtet e lejes së ndërtimit”, thuhet në deklaratë.
Sipas OSHEE-së, vëmendje e veçantë do t’u kushtohet të gjitha kërkesave për lidhje të reja me qëllim që të shmangen çdo përpjekje për të anashkaluar ligjin.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike thekson se mbetet i angazhuar të veprojë në përputhje me legjislacionin dhe të kontribuojë për një mjedis të ndërtuar të sigurt, të ligjshëm dhe në shërbim të qytetarëve.

Ministrat Denaj dhe Malaj, takime me biznesin - Gjurmimi i plotë i dokumentacionit fiskal të produkteve blegtorale e jo vetëm
Autoritetet kanë dhënë alarmin për shitjen e qumështit, mishit dhe produkteve të tjera blegtorale pa faturë tatimore. Duke filluar nga java e ardhshme, çdo......

Çfarë po ndodh me moshën në Shqipëri? Nga fëmijët, te 30-vjeçarët. Shqipëria humbet brezin e ri
Referuar të dhënave zyrtare, popullsia e Shqipërisë më 1 Janar 2025 rezulton në 2.36 milionë banorë, duke pësuar rënie me 1.2%, krahasuar me vitin 2024. Nëse......

Më shumë pushime dhe më pak vizita biznesi/ Si po ndryshon sjellja e shqiptarëve ndaj udhëtimeve?
Vitet e fundit, në Shqipëri është vënë re se turizmi është rritur ndjeshëm, duke e bërë vendin gjithnjë e më popullor. Por, nga ana tjetër, ajo që bie në sy......

Inspektoriati i Punës inspektime në 772 subjekte - Në qershor, u kontrolluan mbi 16 mijë vende pune
Inspektoriati Shtetëror i Punës, ka shtuar kontrollet në vendete punës si dhe në subjekte të ndryshme. Referuar të dhënave, në qërshor, janë kontrolluar......

Thellohet varësia ushqimore ndaj të huajve - Studimi, rriten importet me mbi 21 mijë ton. Kërkohen incentiva
Vitet e fundit Shqipëria ka përjetuar një rritje të vazhdueshme të importeve të produkteve ushqimore, për shkak të faktorëve të ndryshëm, duke i bërë......

Pezullohen inspektimet e pamiratuara të AKU-së - Ministrja Denaj: Do të nisë vlerësimi i inspektorëve
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj gjatë një takimi me rektorin dhe profesorët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, njoftoi se është......

Raporti paraprak i tragjedisë së AirIndia: Dyshohet se njëri nga pilotët fiku motorët!
Një raport paraprak i publikuar së fundmi nga hetuesit indianë të aksidenteve përshkruante konfuzion në kabinën e pilotit pak para se një avion i Air India......

Plani i qeverisë, arsim modern e gjithëpërfshirës - Kurikulat, afër tregut të punës dhe më shumë teknologji në shkolla
Në fushën e arsimit, në programin buxhetor afatmesëm 2026-2028, Ministria e Arsimit dhe Sportit do të financojë me prioritet: Rritjen e numrit të fëmijëve që......