OSHEE, me inteligjencë artificiale - Tender 98.65 mln lekë për ngritjen e platformës, synohet ulja e gabimeve dhe saktësi në analiza

Inteligjenca Artificiale do shërbejë si mjet mbështetës dhe analitik për operacionet e përditshme të Operatorit tw Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Kjo kompani ka hapur tenderin për ndërtimin dhe implementimin e një platforme të integruar, teksa fondi limit është 98.65 mln lekë.
Projekti synon krijimin e një motori inteligjent analitik që përpunon në mënyrë të vazhdueshme të dhënat e sistemeve operative të OSHEE, automatizimin e analizave për procese kritike si matjet, rrjeti, mirëmbajtja, ndërprerjet dhe ngarkesat, si dhe ndërtimin e një paneli monitorimi në kohë reale të integruar me sistemet ekzistuese. Parashikohet gjithashtu implementimi i një moduli rekomandues, i cili sugjeron veprime operative të bazuara në modele IA.
Sipas dokumenteve të tenderit, projekti përfshin ndërtimin e një sistemi të avancuar IA që do të mbështesë operatorët e OSHEE Group në analizën e të dhënave, monitorimin e sistemeve dhe përmirësimin e vendimmarrjes, pa zëvendësuar rolin e njeriut në proceset kritike. Platforma është konceptuar të funksionojë si një asistent inteligjent, ku çdo veprim automatik që ndikon në operacionet thelbësore kërkon konfirmim të detyrueshëm nga operatori.
Sipas objektivave të përcaktuara, platforma e Inteligjencës Artificiale pritet të rrisë ndjeshëm efikasitetin operacional, duke reduktuar kohën e analizave deri në 80%, duke përmirësuar saktësinë e analizave mbi 95% dhe duke ulur gabimet manuale në leximin e matësave deri në 70%. Po ashtu, projekti synon rritjen e produktivitetit të ekipeve operative dhe përmirësimin e cilësisë së të dhënave.
Më shumë lekë e më pak euro në banka - BSH: Zbresin në 1.45 trilionë depozitat e përfshira në paranë e gjerë
Shqiptarët vijojnë të mbajnë një nivel të lartë kursimesh në banka, edhe pse në muajin nëntor është shënuar një rënie e lehtë krahasuar me tetorin. Të dhënat......
Rama: Shqipëria, lider në administrimin publik
Në vijim të fjalës së tij në konferencën e fundvitit me gazetarët, Kryeministri edi Rama u shpreh: “Sipas vlerësimit të Sigmës, i cili është institucioni që......
Meta do të blejë startup-in kinez Manus - Synon të nxisë inteligjencën artificiale të përparuar
Kompania Meta deklaroi se do të blinte startup-in e inteligjencës artificiale Manus, të themeluar në Kinë, ndërsa gjigandi i teknologjisë përshpejton......
Kryeministri Edi Rama, në konferencën e fundvitit me gazetarët
Kryeministri Edi Rama po zhvillon konferencën e fundvitit me gazetarët. Në fillim të fjalës së tij, kreu i ekzekutivit u shpreh se sipas Institutit amerikan......
Kush po merr më shumë kredi në Shqipëri? - BSH: Bizneset mbajnë peshën kryesore. Leku dominon huatë e qytetarëve
Rreth 925 miliardë lekë janë detyrimet që qytetarët, bizneset dhe aktorë të tjerë i kanë bankave tregtare në formën e kredisë. Sipas të dhënave më të fundit......
Të ardhurat e AAPSK nga qiradhënia rriten me afro 39% në 11 muajt e vitit 2025
Të ardhurat e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) nga qiradhënia e pasurive kanë shënuar një rritje të ndjeshme......
Rreth 28 mijë objekte informale të trajtuara në 2025- ën/ ASHK: Legalizimet vijojnë në të gjithë vendin
Agjencia Shtetërore e Kadastrës bën të ditur se, gjatë këtij viti janë trajtuar rreth 28 mijë objekte informale, duke e çuar në afro 300 mijë numrin total të......
Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan nuk ka pasur luhatje të ndjeshme të vlerës në raport me rritjen që regjistroi ditën e djeshme teksa është blerë këtë mëngjes me 81 lekë dhe......





