Shqipëria Postuar më 1 Maj 2025, 13:16

OSHEE, kredi 81.5 mln euro nga BERZH - Do të jetë me garanci shtetërore. Marrëveshja mbërrin në Kuvend

Nga Ola Mitre

OSHEE, kredi 81.5 mln euro nga BERZH - Do të jetë me garanci

Detyrimet e kredisë 81.5 mln euro, që Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do të marrë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të mbulohen nga buxheti i shtetit në rast të pamundësisë të OSHEE për t’i likujduar. Në Kuvend ka mbërritur Marrëveshja e Garancisë, që do të duhet të marrë dakordësinë e parlamentit të ri, pas zgjedhjeve të 11 majit.

Huaja me garanci shtetërore do të përdoret për të rifinancuar dhe zgjatur afatet kohore të overdrafteve eksistuese me garanci shtetërore, që OSHEE ka lidhur me bankat e nivelit të dytë për shkak te nevojave emergjente për likuiditet dhe të cilat kërkojnë rinovim vjetor. Këto kredi janë marrë për të financuar importet e energjisë elektrike gjatë krizës energjetike në vend.

Sipas BERZH, projekti do të mundësojë ristrukturimin e bilancit të OSHEE-së, duke i dhënë shoqërisë një kontroll më të mirë mbi situatën e saj financiare, dhe, në mënyrë indirekte, mundësinë e financimit të shpenzimeve të rëndësishme kapitale të gjelbërta.

Ndërkohë që, investimi i BERZH-it dotë kushtëzohet nga një program i dakordësuar reformash, që pritet të ketë ndikim të rëndësishëm në zhvillimin, menaxhimin dhe eficiencën operacionale të OSHEE-së dhe, rrjedhimisht, sektorit të energjisë elektrike në Shqipëri.

Reformat që duhet të ndërmarrë OSHEE përfshijnë amendimin e Kodit Shqiptar të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, përmirësimin e planifikimit afatgjatë të investimeve në rrjet për të mbështetur depërtimin e Burimeve te Rinovueshme të Energjise; krijimin e një Këshilli për Aftësimin në Sektorin e Energjisë për të identifikuar nevojat teknike të tregut dhe për të lehtësuar dialogun ndërmjet bizneseve, qeverisë dhe insititucioneve arsimore; si dhe mbështetja e krijimit të një Akademie Trajnimesh në OSHEE.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat