OSHEE faturoi si dëm ekonomik 1.5% të energjisë së vjedhur - Penalizimi me “gjobë kilovatësh” për klientët e kapur në shkelje
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka mundur të faturojë një sasi të vogël vjedhjeve të energjisë. Sipas të dhënave zyrtare nga Enti Rregullator i Energjisë, për vitin 2024 janë faturuar si dëm ekonomik 6.259 mWh energji, ndërkohë që niveli i humbjeve jo teknike ku përfshihen vjedhjet, për vitin që kaloi është 415.638 mWh energji. Kjo do të thotë se OSHEE iu ka shitur klientëve si dëm ekonomik 1.5% të humbjeve joteknike.
Prej vitit 2020, kushdo që vjedh energjinë elektrike penalizohet me ‘gjobë kilovatësh” apo thënë ndryshe, sasia e energjisë e konsumuar në formë të paligjshme, konvertohet në lekë dhe faturohet.
Rregullorja i jep të drejtë çdo përdoruesi të rrjetit për t’u ankuar pranë Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes apo Entit Rregullator të Energjisë, në rast se kundërshton faturën e dëmit ekonomik të vendosur nga OSSH, ose pretendon se kjo e fundit nuk ka ndjekur dhe zbatuar rregulloren.
Ndërkaq, sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Statistikave, humbjet jo teknike ranë me 6% gjatë vitit 2024, në raport me një vit më parë. Në fakt, gjatë vitit që shkoi Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ndërmori kontrolle të shumta për abuzime me energjinë elektrike tek subjekte të ndryshme në vend.
Kontrollet u kryen në kuadër të zbatimit të ligjit dhe luftës kundër informalitetit, teksa bazuar në analizat e riskut, fokusi ishte tek subjektet që paraqisnin mundësi abuzimi me energjinë elektrike. Pas kontrolleve, subjektet ku konstatoheshin vjedhje, procedoheshin në polici për shkelje të ligjit të energjisë. Më së shumti këto subjekte operonin në zonat bregdetare.
Sondazh

Kur do të hapen fondet e IPARD? - Ministria e Bujqësisë pret që “drita jeshile” të jepet në 2026
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, pret që “drita jeshile” për IPARD III të jepet në vitin 2026, duke u dhënë kështu mundësinë fermerëve të......

Çfarë pasojash do të ketë mbi udhëtarët sistemi i ri i hyrjes/daljes në BE?
Shtetasit e vendeve të treta së shpejti do të duhet të skanojnë shenjat e gishtërinjve dhe të bëjnë një fotografi të fytyrës së tyre kur të mbërrijnë në......

Bien interesat për overdraftet dhe kreditë konsumatore - Treguesit e BSH duke mesatarizuar aktivitetin e bankave e jobankave
Normat mesatare të interesit për kreditë konsumatore pësuan rënie të mëtejshme në gjysmën e dytë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Bankës së......

Urdhri ekzekutiv i Trump zhgënjen entuziastët e kriptove – Bitcoin pëson muajin më të keq në 3 vjet!
Presidenti i SHBA Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të krijuar një Rezervë Strategjike të Bitcoin të enjten, sipas Carit të Shtëpisë së Bardhë......

Trump tërhiqet dhe shtyn tarifat e Kanadasë dhe Meksikës për një muaj!
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shtyu tarifat 25% për importet e ndryshme nga fqinjët veriorë dhe jugorë, Kanadaja dhe Meksika për një muaj, si pasojë e......

Si është mbyllur kjo javë për valutat e huaja?
Dollari amerikan ka rikuperuar disi këtë mëngjes pas rënies së vazhdueshme që pësoi gjatë kësaj jave duke u blerë këtë të premte me 91.2 lekë dhe duke u......

Rikonstruksioni i Qendrës së Artit “Vaçe Zela” në Lushnje-Balluku: Punimet do të përshpejtohen, përfundojnë në fund të qershorit
Turizmi kulturor po shikohet gjithnjë e më shumë si një pikë kyçe për zhvillimin e gjithë sektorit në vend. Në një inspektim të rikonstruksionit të Qendrës......

“Giro D’Italia”, qeveria shton me 4 mln euro buxhetin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit
Qeveria ka vendosur të bëjë një shtesë fondi prej 4 milionë eurosh për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit në buxhetin e vitit 2025. Shkak i shtimit të......