OSHEE, 855 mln lekë nga kamatvonesat - Arkëtimet për janar - tetor, vlera e pagesave jashtë afatit u ul në raport me 2023
Likujdimi me vonesë i faturave të energjisë elektrike nga konsumatorët ka rritur të ardhurat e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.
Sipas të dhënave zyrtare në periudhën janar – tetor ky dikaster arkëtoi rreth 855 mln lekë nga kamatvonesat e familjarëve, bizneseve, institucioneve buxhetore dhe jobuxhetore.
Në raport me 10 - mujorin e vitit të kaluar vlera e mbledhur nga kamatat ka pësuar ulje, duke qenë se për të njëjtën periudhë të vitit që shkoi, ky dikaster arkëtoi rreth 1.13 apo rreth 270 mln lekë më shumë se sivjet.
Në total, për periudhën 10 – mujore, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë elektrike gjeneroi 1.886.772 fatura, për të cilat është arkëtuar kamatvonesa.
Sipas kontratës që OSHEE ka nënshkruar me klientët e saj, afati i fundit për likujdimin e faturave është dita e fundit e muajit pasardhës.
Ndërkohë që, mospagimi i detyrimit mujor brenda afatit të përcaktuar, shoqërohet me një kamatëvonesë, e cila llogaritet në masën 0.1% e faturës totale, për çdo ditë vonesë.
Më pas, në rast se energjia e konsumuar vijon të mospaguhet, kontrata parashikon përshkallëzim të penaliteteve që shkojnë deri në ndërprerje të energjisë elektrike.
Në total për periudhën 10-mujore OSHEE arkëtoi rreth 68 mld lekë.
Sondazh

Bujtinat, biznes fitimprurës i momentit - Për festat e fundvitit, turistët preferojnë Korçën
Nëse ka një biznes që po lulëzon vitet e fundit, është padyshim ai i bujtinave. Sipas shifrave të Institutit të Statistikave, gjatë muajit tetor numri i......

“Marrja e një kredie, proces burokratik” - Bizneset: Bujqësia dhe ndërtimi, më të “diskriminuarit” nga bankat
Bizneset në sektorin e bujqësisë, ndërtimit dhe industrisë përpunuese shprehen se norma e refuzimit të kërkesave të tyre për kredi nga bankat është shumë e......

Ujësjellësit, monitorim 24 orë me kamera - Balluku: Rritje e sigurisë së ujit
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, bëri të ditur se objektet e ujësjellësave do të pajisen me kamera,......

Sa para mblodhi KPP në 10 muaj? - Në buxhet u arkëtuan rreth 44.4 mln lekë nga tenderat
Referuar të dhënave të buletinit tw prokurimeve, në periudhën 10 mujore Janar- Tetor 2024, Komisioni i Prokurimeve Publike, ka regjistruar 961 ankesa nga......

Rruga Shëngjin – Velipojë, hapet së shpejti - Zhvillim turizmit, lidhje e shpejtë mes dy plazheve të mëdha në veri
Përmirësimi i infrastrukturës rrugore ekzistuese si dhe ndërtimi i rrugëve të reja, që lidhin më shpejt qytetet me zonat turistike bregdetare, janë cilësuar......

Gjermania heq tarifën e gazit për blerësit e huaj - Ligji ndihmon shtetet fqinje në uljen e kostove dhe diversifikimin e furnizimeve
Dhoma e Ulët e Parlamentit të Gjermanisë miratoi të premten një ndryshim në ligjin për energjinë nga 1 janari 2025, duke eleminuar një tarifë të ruajtjes së......

Drejtoresha e AMF: Tregjet në mbikëqyrje me rritje në 2024, vitin e ardhshëm synojmë avancim me digjitalizimin
Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), znj. Mimoza Kaçi zhvilloi takimin përmbyllës të vitit me përfaqësues të......

Trump kërcënon me tarifa tregtare nëse Europa nuk blen më shumë naftë dhe gaz nga SHBA!
Zyrtarët e BE-së hodhën poshtë sot kërcënimin e fundit tarifor të Donald Trump, pasi presidenti i zgjedhur i SHBA paralajmëroi për pasoja të rënda nëse......