Shqipëria Postuar më 22 Janar 2025, 18:55

Organizimi i Zgjedhjeve 2025, Qeveria jep 2.5 miliardë lekë shtesë

Nga SCAN TV

Organizimi i Zgjedhjeve 2025, Qeveria jep 2.5 miliardë lekë

Me një vendim të posaçëm, Qeveria ka miratuar një fond shtesë prej 2.5 miliardë lekë për organizimin e zgjedhjeve politike të këtij viti.

Sipas detajimeve të bëra në VKM 2.46 miliardë lekë shkojnë për zërin “Shpenzime korrente”, ndërsa

dyzet milionë lekë, janë parashikuar për zërin “Shpenzime kapitale”.

 

V E N D I M

 PËR

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2025,  MIRATUAR PËR KOMISIONIN QENDROR TË ZGJEDHJEVE,  PËR ORGANIZIMIN E ZGJEDHJEVE PËR KUVEND TË DATËS 11 MAJ 2025

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të pikёs 3, tё nenit 14, të ligjit nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në buxhetin e miratuar për vitin 2025, i shtohet fondi prej 2 500 000 000 (dy miliardë e pesëqind milionë) lekësh, për organizimin e zgjedhjeve për Kuvend të datës 11 maj 2025, i cili detajohet, si më poshtë vijon:

– 2 460 000 000 (dy miliardë e katërqind e gjashtëdhjetë milionë) lekë, në zërin “Shpenzime korrente”, në programin buxhetor 01620 “Zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale”;

– 40 000 000 (dyzet milionë) lekë, në zërin “Shpenzime kapitale”, në programin buxhetor 01620 “Zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale”.

2. Efekti financiar, i përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, përballohet nga fondi për zgjedhjet e përgjithshme, miratuar për vitin 2025.

3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

BELINDA BALLUKU 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat