Operatorët ekonomikë shtojnë ankesat për tenderat - Në katër muaj, buxheti i shtetit përfitoi 21 milionë lekë
Në katër mujorin e parë të këtij viti, në Komisionin e Prokurimeve Publike, janë adresuar 307 ankesa nga operatorët ekonomikë. Ndërkohë, që në prill, janë përllogaritur 84 të tilla, ndërsa vihet re një rritje e numrit të ankesave, krahasuar me tre muajt e kaluar. Por, duke e krahasuar me katër mujorin e parë të vitit të kaluar, ky vit ka shënuar rritje, me rreth 10 ankesa më shumë.
Por për çfarë janë ankuar në muaj prill më shumë operatorët ekonomikë?
Referuar të dhënave të Buletinit Mujor, duke përllogaritur ankesat, sipas fazës së procesit për të cilën është paraqitur ankimimi, 60 ankesa janë për vlerësim ofertash, 23 për Dokumentet Standarde të Tenderit, ndërsa 1 për të tjera.
Nga ana tjetër, duke i kategorizuar sipas llojit të kontratës, 59 janë për mall, 19 për shërbime dhe 6 janë për punë publike. Ndërkohë, pushteti vendor, vijon të kryesojë me numrin më të lartë të ankesave, nga ku llogariten 45 të tilla, 20 ankesa janë nga operatorë ekonomikë të pavarur, 12 ankesa janë nga pushteti qëndror, dhe 7 janë nga shoqëri aksionare.
Për t’u ndalur në tarifat financiare, në katër mujorin e parë të këtij viti janë afërsisht, janë përllogaritur afërsisht 21 milionë lekë tarifa financiare për t’u derdhur në Buxhet të Shtetit në përfundim të shqyrtimit të procedurave të prokurimit. Por, në muajin prill rreth 20.9 milionë lekë janë tarifa financiare të arkëtuara si garanci për procedura prokurimi ndërsa tarifa financiare të kthyera ndaj operatorët ekonomikë në përfundim të shqyrtimit të procedurave të prokurimit janë 8.5 milionë lekë.

5 shqiptarë në Izrael, në gjendje të mirë – Ministria e Jashtme: Ambasada, në kontakt të vazhdueshëm me ta
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po ndjek me prioritet dhe vëmendje të veçantë situatën e shtetasve shqiptarë në Izrael, të prekur nga zhvillimet e......

Mbi 2500 bursa për arsimin profesional - Cilat janë kategoritë që përfitojnë?
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja përmes një njoftimi në rrjetet sociale bëri me dije se, regjistrimet në arsimin profesional do......

“Tarifat amerikane kërcënojnë ekonominë globale” - Kreu i BQE-së thekson se objektivi i Evropës është stabiliteti
Kërcënimet tarifore të SHBA-së kanë penguar rimëkëmbjen ekonomike globale, duke shtuar pasiguri të madhe dhe duke ndaluar investimet globale, tha Christine......

Gati 97.8 meshkuj për 100 femra/ Nga viti në vit në raportin gjinor në Shqipëri mbizotërojnë gratë
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT-it lidhur me raportin gjinor në Shqipëri, më 1 janar 2025, për çdo 100 gra kishte 97.8 burra. Kjo tregon për një raport......

Vlora, Dibra dhe Elbasani “udhëheqin” rritjen e fermerëve/ Bujqësia bëhet më formale. Rreth 105 njësi me NIPT në fund të vitit 2024
Numri i fermerëve të pajisur me NIPT në fund të vitit 2024, është 105,709 duke shënuar një rritje me 9.6%, krahasuar me numrin e fermerëve të regjistruar një......

Pagat në turizëm, nga 55 mijë deri në 140 mijë lekë! - DPT: Kontrolle të thelluara ndaj bizneseve që paguajnë më pak se minimumi indikativ
Bizneset në sektorin e turizmit që i paguajnë punonjësit më pak se paga indikative e përcaktuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, do t'i nënshtrohen......

Dy parqet teknologjike shqiptare prezantohen në Paris - Gonxhja: E ardhmja për Shqipërinë është sot, sidomos në fushën e inovacionit
Shqipëria ka prezantuar në konferencën më të madhe të inovacionit në Evropë, dy parqet e saj teknologjike, Durana Tech Park dhe TEDA Tirana. Edhe Korporata......

Shqipëria prezantohet në VivaTech 2025, në Paris me “Albania Future Now”!
Nën moton “Albania Future Now”, Shqipëria po prezantohet në datat 11- 14 qershor, në “VivaTech 2025”, konferenca më e e madhe në Europë për teknologjitë e......