Operacioni “Posta e Rreme”/ Arrestohen 2 shtetas kinezë. Mashtronin qytetarët shqiptarë

Goditet një grup i huaj që mashtronte qytetarët shqiptarë përmes faqeve të falsifikuara të Postës Shqiptare. Vihen në pranga dy shtetas kinezë.
Sekuestrohen 17 telefona, 1 laptop, 12 pasaporta, 11 karta bankare, 7 karta identiteti, 1 patentë dhe shuma parash në valuta të ndryshme.
Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik, në bashkëpunim me Drejtorinë Operacionale të Policisë së Shtetit dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas njoftimeve të marra nga qytetarë për dërgimin e SMS-ve mashtruese që imitonin faqen zyrtare të Postës Shqiptare, me qëllim përfitimin e të dhënave personale dhe bankare të përdoruesve, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Posta e Rreme”, me objektiv identifikimin e autorëve dhe dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal.
Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore dhe teknike, u identifikuan dhe u vunë në pranga shtetasit e huaj C. F., 51 vjeç, dhe H. Y., 45 vjeç.
Hetimet kanë treguar se këta shtetas kishin hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë më datë 27 tetor 2025 dhe kishin krijuar një faqe interneti identike me atë të Postës Shqiptare, për të mashtruar qytetarët dhe për të mbledhur të dhëna personale e bankare.
Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin ku qëndronin, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 17 telefona, 1 laptop, 12 pasaporta, 11 karta bankare, 7 karta identiteti, 1 patentë dhe shuma parash në valuta të ndryshme.
Vijon puna hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal dhe identifikimin e mundshëm të autorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Ndërhyrja në të dhëna kompjuterike” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.
Policia e Shtetit rikujton qytetarët të tregojnë kujdes maksimal ndaj çdo mesazhi apo faqeje që kërkon të dhëna personale apo bankare dhe apelon:
Mos klikoni në lidhje (linke) të dyshimta të dërguara përmes email-it, SMS-ve apo rrjeteve sociale;
Mos jepni asnjëherë të dhëna personale, numra kartash, PIN apo fjalëkalime në faqe që nuk janë zyrtare;
Kontrolloni gjithmonë adresën e saktë të faqes përpara se të kryeni çdo veprim online;
Në rast dyshimi, raportoni menjëherë pranë Policisë së Shtetit ose Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik.
Thirrje për qytetarët:
Nëse ndonjë qytetar i është përgjigjur mesazheve mashtruese dhe ka vendosur të dhënat e tij personale apo bankare në faqet e falsifikuara, i bëjmë thirrje të paraqitet sa më shpejt në Drejtorinë e Hetimit të Krimit Kibernetik, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në Tiranë, ose të kontaktojë menjëherë për të raportuar rastin dhe për të marrë ndihmën e nevojshme.
Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për të mbrojtur qytetarët nga veprimtaritë e paligjshme në hapësirën digjitale dhe për të rritur ndërgjegjësimin publik mbi sigurinë kibernetike.
“Sigurimet në rritje, por tregu mbetet i përqendruar”/ AMF: Ai i detyrueshëm përbën 61.8% të totalit. Jo-jeta, po ashtu dominon
Tregu i sigurimeve në Shqipëri po njeh rritje të qëndrueshme, por mbetet thellësisht i varur nga sigurimi i detyrueshëm i automjeteve. Të dhënat më të fundit......
Një vit nga aksidenti i Novi Sadit në Serbi Qytetarët shpërthejnë në protesta. Vuçiç: Nuk do të ketë ndryshim qeverie
Dhjetëra mijëra studentë dhe kundërshtarë të presidentit aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u mblodhën në qytetin verior të Novi Sadit për të zhvilluar një......
Doganat, për çdo procedurë shpenzohet 0.23 ditë më pak/ Ulet koha e përpunimit në kufi, 41 shërbime ofrohen online
Procedurat doganore janë lehtësuar ndjeshëm për bizneset, duke reduktuar burokracitë dhe kohën e tyre të pritjes. Dogana Shqiptare ka njoftuar përmirësime......
Mali i Zi, anëtarësimi në SEPA kursen 38 mln euro/ Transferta më të shpejta e më të lira për individët, bizneset
Duke u bashkuar me Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), Mali i Zi është bërë pjesë e bërthamës financiare të Bashkimit Evropian. Kjo i lejon qytetarët......
Licencohen 211.8 MW energji/ Dominon energjia diellore me 16 projekte, parashikohen edhe 4 hidrocentrale
Dhjetë muajt e vitit 2025 kanë shënuar dhënien e një numri të lartë licencash për prodhimin e energjisë elektrike. Sipas të dhënave zyrtare nga Enti......
Pica kroate “shërbehet” me kosto të lartë/ Kroacia, vendi me rritjen më të madhe të çmimeve në BE
Kroacia ka shënuar rritjen më të madhe të çmimit të picave në Bashkimin Evropian gjatë vitit të kaluar, sipas të dhënave më të fundit nga Eurostat. Midis......
8,700 qytetarë morën aftësi të reja në 9 muaj/ Si po ndryshon Shqipëria përmes formimit profesional?
Gjatë 9 muajve të parë të vitit 2025, 8,707 individë në Shqipëri kanë përfituar nga programet e Formimit Profesional, duke marrë aftësi të reja dhe duke u......
BE-Britani, në prag të marrëveshjes për mbrojtjen/ Palët synojnë të bien dakord për programin ushtarak gjatë nëntorit
Komisioni Evropian shprehu besimin se një marrëveshje që lejon Mbretërinë e Bashkuar të marrë pjesë në programin kryesor të mbrojtjes së BE-së do të......





