Olta Xhaçka zgjidhet Zëvendëspresidente e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës
Shqipëria ka siguruar një përfaqësim të lartë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, pas një vendimi unanim që e zgjodhi deputeten shqiptare, Olta Xhacka, në postin e Zëvendëspresidentes së këtij institucioni prestigjioz.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Xhacka përmes një postimi në Facebook, ku shprehu mirënjohjen për besimin e dhënë dhe theksoi se kjo zgjedhje është një dëshmi e qartë se Shqipëria ka zë, peshë dhe vizion në arenën ndërkombëtare.
“E nderuar për besimin që mu dha sot, përmes zgjedhjes në unanimitet, si Zëvendës Presidente e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Kjo nuk është thjesht një detyrë e re — është një mesazh i fortë besimi se Shqipëria ka zë, peshë dhe vizion”, shkroi Xhacka.
Ajo nënvizoi se në këtë rol do të angazhohet për të forcuar zërin e Shqipërisë në mbrojtje të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut, si dhe për të mbështetur Kosovën në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, Ukrainën në përpjekjet për drejtësi dhe paqe, si dhe për të nxitur reformat që forcojnë besueshmërinë e Shqipërisë si partnere ndërkombëtare.

Fushatë kundër informalitetit, Tatimet shpjegojnë dallimin mes faturës së fiskalizuar dhe asaj të pafiskalizuar
Administrata tatimore u kërkon qytetarëve dhe tatimpaguesve të jenë bashkëpunues në luftën kundër informalitetit dhe shmangies së taksave. Me anë të një......

A janë gati bizneset për markat europiane? - Ekspertja Laknori: Legjislacioni është harmonizuar 100% me BE
Shqipëria është në proces integrimi në BE dhe bizneset do të jenë ndër aktorët kryesorë që duhet të përshtaten me rregullat, standardet dhe konkurrencën e......

PBB zgjerohet me 3.51% në tremujorin e dytë/ Administrata, tregtia dhe turizmi stimuluan rritjen ekonomike
Ekonomia në vendin tonë përgjatë dy tremujorëve të parë të vitit pati një performancë pozitive që u stimulua nga rritja e të ardhurave në sektorët kryesorë......

Korridori i VIII energjetik - Programi qeverisës: Ndërtimi i linjës nënujore me Italinë nis brenda këtij mandati
“Ndërtimi i linjës nënujore të transmetimit Shqipëri–Itali do të nisë brenda këtij mandati qeverisës”. Objektivi është parashikuar në programin e miratuar......

Shqiptarët nuk i “ndahen” euros edhe në kursime - BSH: Depozitat në paranë e gjerë, 1.43 trilionë lekë. Ato në valutë, rritjen më të madhe
Shqiptarët nuk i ndahen euros edhe kur vjen çështja te kursimet, pasi shumica e parave tona në bankë rezultojnë të jenë në monedhë të huaj. Sipas të dhënave......

“Kufizimet” nuk e ndalin kredinë për blerje banese/ Gushti shënon rritje për individët, huaja për bizneset vijon tkurrjen
Sipas të dhënave të fundit nga “Banka e Shqipërisë”, totali i kredisë ka arritur në 900.5 miliardë lekë në Gusht të vitit 2025, me një rritje të......

“Shqipëria, lider në rajon për teknologjinë e shkencën” - Kryeministri Rama, në Kongresin e Nanoteknologjisë: Programe për sistemet digjitale
Është mbajtur në Tiranë Kongresi Ndërkombëtar i Nanoteknologjisë, si një hapësirë dialogu dhe mundësish të reja. Kreu i qeverisë, Edi Rama e cilësoi......

Projektet e hekurudhave, “kusht” për dekarbonizimin - Banka Botërore: Përfitimet ekonomike e mjedisore janë të mëdha
Hekurudha, qoftë me naftë apo elektrike, është shumë më efikase në energji dhe lëshon më pak CO₂ për pasagjer-km ose ton-km se pothuaj të gjitha format e......