Shqipëria Postuar më 19 Shkurt 2025, 14:01

OECD vlerëson Inspektoratin e Punës-Në janar, inspektohen 772 subjekte dhe kontrollohen rreth 11 mijë vende pune

Nga Diamila Leka

OECD vlerëson Inspektoratin e Punës-Në janar, inspektohen 772

Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore është vlerësuar pozitivisht nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, OECD. Në raportin e OECD, theksohet progresi i Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore në planifikimin e bazuar në risk, digjitalizimin, rritjen e kapaciteteve dhe bashkëpunimin institucional.

Por cilat janë arritjet kryesore të Inspektoriatit të Punës?

Referuar raportit, një ndër arritjet është zbatim i platformës e-inspektimit dhe integrimi i saj me sisteme të tjera. Por gjithashtu arritje mbetet dhe fuqizimi i planifikimit të inspektimeve të bazuara në risk si dhe rritja e numrit të inspektimeve me 17.4%. Në raport theksohet, se është përmirësuar dhe zbulimi i punës së padeklaruar me 30%. Për t’u ndalur te shkalla e punësimit, mbetet më e larta në ballkan, e cila ka arritur në 65%, nga ku mesatarja e Bashkimit Europian është 69.8%.

Por cilat janë inspektimet që Inspektoriati ka realizuar në janar?

Në total janë inspektuar 772 subjekte, nga ku janë kontrolluar rreth 11 mijë vende pune. Për janarin janë kryer 81 inspektime këshilluese, si dhe janë ndërmarrë 250 masa administrative. Inspektorati për muajin janar, ka trajtuar 54 ankesa që i janë adresuar.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat