OBP, 35.5 milionë euro kursime nga prokurimet në 21 muaj

Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) ka arritur të kursejë 35.5 milionë euro për buxhetin e shtetit nga procedurat e prokurimit në 21 muaj të funksionimit. Shifrat janë bërë publike nga Administratorja e OBP, Arlinda Pogaj, në një postim në rrjetet sociale, ku ajo thekson se brenda një periudhe prej vetëm 21 muajsh, institucioni ka zhvilluar rreth 1000 procedura prokurimi, ka shërbyer për 216 institucione publike dhe ka gjeneruar 35.5 milionë euro kursime reale për buxhetin e shtetit. Sipas saj, këto nuk janë thjesht shifra statistikore, por tregues konkretë të një modeli të ri funksionimi në menaxhimin e fondeve publike.
“21 muaj më parë, OBP nuk ekzistonte si strukturë funksionale. Sot është një nga mekanizmat më të fortë të eficiencës buxhetore në vend. 35.5 milionë euro nuk janë thjesht kursime. Janë fonde publike të mbrojtura. Janë para qytetarësh të menaxhuara me përgjegjësi”, shprehet Administratorja në publikimin e saj.
Sipas të dhënave të prezantuara, përveç kursimeve financiare, OBP ka realizuar edhe standardizimin kombëtar të specifikimeve teknike dhe çmimeve për kategori të caktuara mallrash dhe shërbimesh, duke synuar unifikimin e praktikave në të gjithë administratën publike. Një tjetër element i theksuar është dyfishimi i pjesëmarrjes së operatorëve ekonomikë në procedura, çka interpretohet si tregues i rritjes së konkurrencës dhe besimit në sistem.
Administratorja e OBP e përkufizon këtë periudhë si një proces ndërtimi “hap pas hapi”, me ngritjen e strukturës nga zero, krijimin e kapaciteteve të specializuara dhe hartimin e një vizioni të qartë trevjeçar për zhvillimin e mëtejshëm të institucionit. “Centralizojmë për të rritur konkurrencën. Standardizojmë për të mbrojtur fondet publike. Rrisim transparencën për të forcuar besimin”, nënvizon ajo.
Modeli i blerjeve të përqendruara synon që përmes agregimit të kërkesës së institucioneve publike të arrihen çmime më të favorshme, procedura më të shpejta dhe më pak fragmentim në shpenzimin e fondeve. Sipas OBP, shkurtimi i kohëve të procedurave dhe rritja e transparencës janë dy nga përfitimet kryesore të këtij centralizimi.
Në aspektin buxhetor, 35.5 milionë euro kursime në 21 muaj përbëjnë një tregues të rëndësishëm të ndikimit financiar të këtij modeli, sidomos në një kontekst ku presioni mbi financat publike mbetet i lartë dhe optimizimi i shpenzimeve është prioritet strategjik.
“Rezultatet nuk flasin me zhurmë pa fakte. Flasin me shifra. Dhe sot, shifrat janë publike”, përfundon Administratorja, duke e cilësuar këtë periudhë si një dëshmi se ndërtimi i një institucioni nga e para mund të shoqërohet me rezultate të matshme në kohë relativisht të shkurtër.
Përtej dimensionit institucional, rasti i OBP përbën edhe një test për modelin e centralizimit të prokurimeve në Shqipëri: nëse ky mekanizëm do të vazhdojë të zgjerohet dhe të thellojë standardizimin, ai mund të shndërrohet në një nga instrumentet kryesore të disiplinës fiskale dhe transparencës në administratën publike.
Dyfishohet financimi për bletarinë - Salla: 10 mijë euro grante për të rinjtë në blegtori. Zhbllokohet IPARD III
Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi , aplikimet e së cilës pritet të hapen së shpejti, këtë vit do të ndryshojë. Në një konferencë për media, Ministri......
Shqipëri–Turqi, vizion i përbashkët për investime në turizëm - Muhamed Isler: Është lokomotivë e ekonomisë shqiptare
Në Tiranë u organizua një aktivitet mbi zhvillimin sektorial të turizmit me fokusin e Shqipërisë turistike, si destinacion 12 mujor. Kreu i Musiad Albania,......
“Forcim i tregut të përbashkët rajonal dhe europian” - Ibrahimaj: Kthen Shqipërinë në pikë hyrëse për perëndimin dhe lindjen
“Ndërlidhja Strategjike dhe Rritja Ekonomike Rajonale: Potenciali Ekonomik i Korridorit VIII" ishte forumi ekonomik i mbajtur në Tiranë. Në fjalën e saj,......
Rama niset drejt Uashingtonit, merr pjesë në themelimin zyrtar të Bordit të Paqes!
Kryeministri Edi Rama është nisur sot drejt Washingtonit, në përgjigje të ftesës së Presidentit të SHBA-ve Donald J.Trump për të marrë pjesë në themelimin......
Kroacia, me “sytë” nga energjia bërthamore - Synon të mbulojë 30% të nevojave deri në vitin 2040
Kroacia synon të mbulojë të paktën 30% të nevojave të saj për energji elektrike me energji nga burimet bërthamore deri në vitin 2040, tha ministri i......
Rreth 9.6 milionë netë qëndrime në 2025/ Dominojnë hotelet, “shpërthen” akomodimi alternativ dhe kampingu
Viti 2025 mbyllet me 9.67 milionë netë qëndrime në strukturat akomoduese. Është një rritje me gati 30% krahasuar me një vit më parë. Nga 2.22 milionë netë......
Korridori VIII, një domosdoshmëri strategjike - Tajani: Përparësi strategjike për ekonomitë tona. Zhvillohet në Tiranë ministeriali
Në Tiranë është zhvilluar forumi i ministrave të Jashtëm të vendeve nga ku kalon korridori VIII (Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Bullgari dhe Rumani, si dhe......
Shqipëria, në garën globale të internetit/ Sa shpejt lundrojmë në botën digjitale në 2026-ën?
Shpejtësia e internetit konsiderohet sot si një nga treguesit më të rëndësishëm të nivelit të digjitalizimit dhe zhvillimit teknologjik të një vendi. Ajo......


