Obligacionet dominojnë borxhin e brendshëm - 78% e stokut mbahet në instrumente afatgjata. Bankat mbeten investitorët kryesorë

Bonot e thesarit 12-mujore dhe obligacionet 5-vjeçare vijojnë të jenë titujt qeveritarë më të preferuar për investim. Borxhi i brendshëm përbëhet nga instrumente afatshkurtër dhe afatgjatë. Instrumentet afatgjata, të cilat përfshijnë të gjitha llojet e obligacioneve, më saktë 7 obligacione që variojnë me maturitet nga 2 vjet në 20 vjet, përbëjnë 78% të borxhit të brendshëm.
Ndërkohë, të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë që instrumentet afatshkurtër, të cilat përfshijnë 3 lloje bonosh, që variojnë me maturitet nga 3 muaj në 12 muaj, përbëjnë thuajse 22% të borxhit të brendshëm.
Që prej vitit 2024, i gjithë borxhi i brendshëm rezulton të jetë në lekë. Por cilët ishin mbajtësit kryesorë të borxhit në tremujorin e parë të vitit?
Më shumë se gjysma e borxhit të emetuar në tregun e brendshëm mbahet prej sistemit bankar, rreth 64.6%, prej të cilave 7.6% nga klientë të bankës. Institucionet financiare zotërojnë 15.5% të borxhit, ndjekur nga individët me 9.1% dhe Banka e Shqipërisë me 7.4%. Jo-rezidentët po ashtu rezultojnë të kenë një pjesë të vogël në borxhin e brendshëm të Shqipërisë.
Procesi i shitjes së këtyre instrumenteve zhvillohet në atë që quhet tregu primar, pra momenti kur qeveria shet për herë të parë titujt dhe merr drejtpërdrejt paratë nga investitorët. Në këtë treg marrin pjesë kryesisht bankat tregtare, institucionet financiare dhe në disa raste edhe investitorë të tjerë institucionalë.
Pasi këta tituj janë blerë në tregun primar, ato mund të tregtohen më tej në tregun sekondar. Ky është tregu ku titujt e borxhit që janë emetuar më parë mund të blihen dhe shiten mes bankave, institucioneve financiare apo investitorëve të tjerë, pa përfshirë drejtpërdrejt qeverinë në transaksion.
Kreditë me probleme rikthehen në 3.85% në mars/ Bankat ruajnë stabilitetin, huatë e këqija mbeten poshtë nivelit 4%
Raporti i kredive me probleme në sistemin bankar shqiptar u rrit lehtë në 3.85% në fund të muajit mars 2026, pas nivelit 3.8% të regjistruar në shkurt. Të......
Familjet amerikane, borxh rekord prej 18.8 trilionë USD - Normat e vonesave në pagesa po rriten në kartat e kreditit, kreditë studentore
Borxhi i familjeve në SHBA arriti në një rekord prej 18.8 trilionë dollarësh në tremujorin e katërt të vitit 2025, 4.6 trilionë dollarë më shumë krahasuar me......
Java nis pozitivisht për valutat e huaja – Forcohen Dollari dhe Euro
Dollari amerikan ka regjistruar rritje të vlerës gjatë këtyre dy ditëve duke e nisur javën pozitivisht teksa është blerë këtë mëngjes me 80.5 lekë dhe është......
“Bota ka humbur rreth 1 mld fuçi naftë në dy muaj” - Kreu i Aramco paralajmëron ngadalësimin e rimëkëmbjes së tregut
Bota ka humbur rreth 1 miliard fuçi naftë gjatë dy muajve të fundit dhe tregjet e energjisë do të duhet kohë për t'u stabilizuar edhe nëse flukset......
Trump “rrëzon” përgjigjen iraniane për armëpushim - “Është krejtësisht të papranueshme”. Çfarë pritet të ndodhë tani?
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, hodhi poshtë kushtet e Iranit për t'i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme, pasi Republika Islamike iu përgjigj......
Gjermania ka konsumuar burimet natyrore për vitin 2026 - Ndër shkaktarët kryesorë, degët industriale me konsum të lartë energjie
Parë në aspektin teorik Gjermania i konsumoi të dielën burimet natyrore që duhej të mjaftonin për të gjithë vitin. Në kuadër të së ashtuquajturës "Dita e......
Nafta, "një garë me kohën" për ngushticën e Hormuzit - Morgan Stanley parashikon çmimet deri në 150 dollarë/fuçi
Tregu i naftës është në një garë me kohën, pasi faktorët që ndihmuan në kufizimin e rritjes së çmimeve pas luftës në Iran mund të mos qëndrojnë nëse......
Startup me inteligjencë artificiale, Kryeministri Rama: Kapja e medias nuk të çon në fitoren e zemrave të njerëzve
“Këtë javë postova një analizë të bërë nga një startup djemsh të talentuar shqiptarë me inteligjencën artificiale për të grumbulluar dhe vlerësuar kahjen e......


