Objektivat për kursimin e energjisë - Sistem monitorimi dhe verifikimi digjital për të vlerësuar arritjen
Qeveria do të ngrejë një sistem monitorimi dhe verifikimi digjital për të vlerësuar arritjen e objektivave kombëtare të eficiencës së energjisë në nivel kombëtar, rajonal, ose lokal.
Gjithçka bëhet me dije në dokumentet shoqëruese të projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes së financimit të programit operacional shumëvjeçar për energjinë në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA III), që do të jetë 79 mln euro.
Duke qenë se një nga fushat e mbështetjes do të përfshijë energjinë e rinovueshme dhe eficiencën e energjisë së ndërtesave, në dokumentet shoqëruese specifikohet se tashmë është përgatitur projektvendimi i Këshillit të Ministrave “Për miratimin e procedurave dhe metodologjisë së ngritjes së platformës për monitorimin dhe verifikimin e kursimeve të energjisë” dhe pritet miratimi i tij.
Ndërkaq, mbështetja nga programi operacional në këtë fushë do të jetë nëpërmjet investimeve, të cilat do të kryhen në ndërtesat publike në katër bashki të përzgjedhura, duke përfshirë zyrat, kopshtet, bibliotekat, qendrat sociale dhe kulturore etj.
Përveç kësaj, programi operacional do të bashkëfinancojë burimet e rinovueshme të energjisë dhe masat e eficiencës së energjisë në rreth 8000 familje private nëpërmjet një sërë skemash grantesh.
Eficienca e energjisë është një nga pikat kryesore të angazhimeve të ndërmarra nga vendi ynë në kuadër të Tranzicionit të Gjelbër.
Ndërkohë që, arritja e objektivit kombëtar të reduktimit të emetimeve të gazeve serrë deri në vitin 2050 kërkon rinovimin sipas parimeve të eficiencës së energjisë të 745 000 ndërtesa banimi dhe 8 200 ndërtesa publike.
Sondazh

Rritje e përgjithshme në kursin e këmbimit - Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan edhe pse duket ta ketë nisur fundjavën në qëndrueshmëri ka regjistruar një rritje të lehtë nga dita e djeshme pasi është blerë këtë mëngjes......

Çelja zyrtare e Grup-Kapitullit 3, Ministri Hasani: Rrugëtimi ynë drejt BE-së nuk ka qenë ndonjëherë kaq i qartë
Pasditen e sotme u zhvillua në Bruksel, Konferenca e 5-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së, e cila miratoi hapjen e negociatave të anëtarësimit me......

Aktiviteti i biznesit në Eurozonë tkurret në maj - Sektori i shërbimeve pëson rënie, ndërsa prodhimi stabilizohet
Aktiviteti i biznesit në Eurozonë u tkurr në maj për herë të parë këtë vit. Një ndër faktorët kryesorë të tkurrjes ishte sektori i shërbimeve, që pësoi rënie......

Kartat Blu: Cili vend i BE-së ofron pagën minimale më të lartë për punëtorët jashtë Bashkimit Europian?
Raporti i fundit mbi Kartat Blu tregon se Gjermania mirëpret më shumë punëtorë nga jashtë BE-së midis shteteve anëtare të bllokut. Berlini lëshoi rreth......

AKMC bashkëpunim me Francën për menaxhimin e emergjencave civile!
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile mirëpriti një delegacion francez të përfaqësuesve të Kursit të Studimeve të Larta të Ministrisë së Brendshme të Francës......

“30 mln euro mbështetje financiare për bizneset” - Nga kreditë, te asistenca teknike, çfarë përmban programi italo-shqiptar?
Programi i përbashkët i Qeverisë Shqiptare dhe asaj Italiane, ka në fokus zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, me anë të ndërhyrjeve të cilët......

Turi rajonal, Kaja Kallas vizitë në Ballkan - Përfaqësuesja e BE-së takon liderët e partive në Kosovë
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, ka nisur turin në Ballkanin Perëndimor. Si pjesë e vizitës rajonale, ajo do......

FMN i kërkon SHBA-së të frenojë deficitin fiskal - Politikat e Trump shtojnë pasigurinë në tregjet financiare
Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka kërkuar SHBA-së të frenojë deficitin fiskal dhe të përballet me borxhin në rritje. Planet e Trump për uljen e taksave dhe......