Shqipëria Postuar më 23 Shtator 2025, 12:48

Objektivat e qeverisë për punësimin e të rinjve/ Muça: Duhen incentiva që sektori privat të rrisë pagat

Nga Fabjona Pasho

Objektivat e qeverisë për punësimin e të rinjve/

Qeveria shqiptare synon që në 4-vjeçarin e ardhshëm, të krijojë një treg pune më dinamik dhe gjithëpërfshirës, duke hartuar politika punësimi, rritje pagash, etj.

I pyetur nga SCAN TV se sa të arritshme janë objektivat, eksperti i punësimit, Erion Muça, u shpreh se nëse ndiqen politikat e duhura, mund të kemi një treg pune më të konsoliduar për të gjithë, por veçanërisht për të rinjtë, të cilët herë pas here mendojnë emigrimin si të vetmen zgjidhje.

Paga minimale 500 euro brenda 2026-ës është një tjetër objektiv i qeverisë, që ndihmon jo vetëm profesionet e nënpaguara, por edhe të rinjtë që futen rishtazi në tregun e punës.

Megjithatë,eksperti thekson se sektori privat duhet të ecë në të njëjtën linjë me iniciativat shtetërore, veçanërisht për pagën mesatare, në të cilën shteti nuk mund të ndërhyjë.Deri në vitin 2030, qeveria synon të ulë papunësinë e të rinjve në 15%.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat