Shqipëria Postuar më 19 Mars 2026, 13:03

Objektiva më ambiciozë për klimën - Nga energjia, te bujqësia e mbetjet. Masa të reja për frenimin dhe përshtatjen

Nga Ola Mitre

Objektiva më ambiciozë për klimën - Nga energjia, te

Ministria e Mjedisit ka nxjerrë për konsultim publik draftin e Kontributit Kombëtar të Përcaktuar 3.0, dokumenti strategjik që përcakton objektivat e vendit për përballimin e ndryshimeve klimatike për periudhën 2025–2035.

Sipas draftit, vendi ynë synon të kufizojë shkarkimet e gazeve me efekt serrë nën nivelin 9,195 kiloton CO₂ ekuivalent deri në vitin 2035, duke përfaqësuar një kufizim të rritjes së emetimeve në rreth 17.4% mbi nivelet e vitit 1990, një objektiv më ambicioz krahasuar me angazhimet aktuale.

Dokumenti përfshin sektorët kryesorë si energjia, bujqësia, përdorimi i tokës, mbetjet dhe proceset industriale, ndërsa në komponentin e përshtatjes identifikon si sektorë prioritarë bujqësinë, pylltarinë, turizmin, energjinë, transportin dhe zhvillimin urban.

Dokumenti nuk përcakton angazhime të detyrueshme buxhetore, në lidhje me masat që duhet të zbatohen për të arritur objektivat, por orienton procesin e planifikimit fiskal drejt një qasjeje graduale dhe të integruar. Dokumenti synon mobilizimin e burimeve financiare nga buxheti i shtetit, buxhetet vendore, financimi ndërkombëtar klimatik dhe investimet private, duke krijuar një kornizë më të qartë për vlerësimin e boshllëkut financiar dhe koordinimin e burimeve.

Sipas relacionit shoqërues, kjo qasje synon të reduktojë rreziqet fiskale afatgjata dhe të mbështesë qëndrueshmërinë ekonomike përballë ndikimeve të ndryshimeve klimatike, duke theksuar se kostoja e mosveprimit ndaj klimës është më e lartë se investimet e nevojshme për zbutje dhe përshtatje.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat